Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit që e përgatiti nxënësin për garën e arsimit të mesëm.

Thirrje publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit që e përgatiti nxënësin për garën e arsimit të mesëm.

 

Në bazë të nenit 24-b paragrafët (1) dhe (4) të Ligjit për Arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/ 199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/ 10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/ 15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall :

 

 

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e  shpërblimit në të holla  për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit që e përgatiti nxënësin për  garën e arsimit  të mesëm

 

1. Kushtet për pjesëmarrje

Në thirrjen publike për ndarjen e  shpërblimit në të holla  për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, mund të aplikojnë:

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollën e mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe

- mësimdhënësi - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka përgatitur nxënësin për garë, dhe  të cilët  kanë  fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në garë ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, të mbajtur në vitin  shkollor 2022/2023.

Me garë ndërkombëtare  nënkupton garë në të cilin marrin pjesë nxënës   të paktën nga dhjetë vende të ndryshme, dhe duke krahasuar njohuritë e nxënësve nga nxënësit e vendeve  të ndryshme dhe rangohen  arritjet e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë shpërblim në të holla  për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në garë ndërkombëtare  në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore.

 

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin që e ka përgatitur për garë  duhet të dorëzojë Fletëparaqitje  me të cilin  në bashkangjitje i dorëzon edhe dokumentet e në vijim:

(Shkarko Fletëparaqitjen )

- Certifikata e shtetësisë për nxënësin  në origjinal ose kopje të noterizuar,

- Certifikatë e shtetësisë për mësimdhënësin në origjinal ose kopje e noterizuar,

- Vërtetim se është regjistruar si nxënës i rregullt në shkollën e mesme në vitin shkollor 2022/2023,

- Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë të mesme,

- Fotokopje e  diplomës,  lavdëratë , gjegjësishtë  certifikatë për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore të  mbajtur në vitin shkollor 2022/2023, për nxënësin dhe mësimdhënësin.

- Llogaria e transaksionit të nxënësit dhe mësimdhënësit,

- Dëshmi që vërteton se gara është ndërkombëtar në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore dhe në të cilin kanë marrë pjesë nxënës  nga të paktën dhjetë vende të ndryshme,

- Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se ai është mësimdhënësi që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare,

 

Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit për mësimdhënësin, se ai është mësimdhënësi i cili ka  përgatitur  nxënësin për garën ndërkombëtare

-Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi, se ai është mësimdhënësi që përgatiti nxënësin për garën ndërkombëtare,

- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqim  për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

- Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi, për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale.

Nëse mësimdhënësi që ka përgatitur nxënësin për shkak të mospjesëmarrjes në garë nuk ka diplomë,  lavdërim, gjegjësishtë  certifikatë për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në  garë  ndërkombëtare në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, si dëshmi llogariten deklaratat nga alineat 8, 9 dhe 10 të kësaj pike.

Thirrja është e hapur dhe aplikimet mund të dorëzohen me postë në adresën :Rr. “Shën. Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup, me titullin “Për Thirrje publike për ndarjen e shpërblimit  në të holla për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore për nxënësin dhe për mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin. për garën e arsimit    mesëm”,deri më datë  31.08.2023.

 

3. Ndarja  e shpërblimeve

Мinistria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë individualisht shpërblim  në të holla në vlerë prej 50% të pagës mesatare neto të paguar për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit  për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30. % për vendin e tretë.

Aplikimet e vonuara dhe jo të kompletuara  nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit nuk ndanëshpërblime në të holla   për fitimin e vendeve të para, të dyta apo të treta në garën  e matematikës “Kangur” që organizohet. nga Lidhja e Matematikanëve të Republikës së Maqedonisë, i cili është pjesë e Asociacioni Ndërkombëtare “Kangourou sans Frontieres”, sepse nuk konsiderohet garë ndërkombëtare.

Në Kartën e kësaj asociacioni thuhet se organizohen të ashtuquajturat “Lojëra pa kufij”.që promovojnë kulturën bazë matematikore duke organizuar lojëra konkurruese vjetore në matematikë, qëllimi i të cilave është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të mendojnë në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete, gara dhe olimpiada të tjera në matematikë.

Në të njëjtën kartë përveç të tjerave thuhet se kjo lojë synon të tërheqë numrin maksimal të nxënësve pa ndonj[  selektim  kombëtare të pjesëmarrësve dhe as të krahasohen  njohuritë midis vendeve.

 

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblime  në të holla për fitimin e vendeve të para, të dyta apo të treta në garat ndërkombëtare të organizuara nëpërmjet aplikimit online dhe  garave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me projektet.

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar