Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e kaluar është orientuar në digjitalizimin e plotë e të gjitha proceseve në sistemin arsimor. Pjesa më e madhe e shërbimeve që ofron sistemi arsimor, siç janë regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme, regjistrimi i nxënësve në akademinë e sportit, nostrifikimi i diplomave të fituara jashtë vendit për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të gjitha llojet e bursave të nxënësve dhe studentëve, akomodimi në konviktet e nxënësve dhe studentëve, subvencionimi i racionit, konkurset nga fusha e shkencës janë digjitalizuar. Kështu u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në panelin e diskutimit kushtuar digjitalizimit të arsimit, i cili është pjesë e shënimit të 20 vjetorit të Universitetit Amerikan të Evropës – FON.
Ministria dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe, e zhvilloi portalin Eduino, i destinuar për vendosjen dhe përdorimin e burimeve arsimore dixhitale, dhe njëkohësisht shërben edhe si sistem për mësim në distancë, për të cilin, ministri Shaqiri i jep theks të veçant moduleve më të fundit online për zhvillimin e vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit dhe bibliotekës-e për nxënës dhe mësimdhënës.
Aktualisht përmban: 4723 video lekcione në 5 gjuhë mësimore (gjihë maqedonase , shqipe, turke, serbe dhe boshnjake); 1353 lojëra dhe aktivitete edukative për përdorim në shtëpi dhe në klasë, video udhëzime dhe materiale mbështetëse për mësimdhënësit . Funksioni i fundit i shtuar në platformë mundëson module online për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve , të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së arsimit”, theksoi Shaqiri.
Ai gjithashtu theksoi se në kuadër të procesit të dixhitalizimit të arsimit në vitin 2021, janë dizajnuar dhe hartuar materiale mësimore dixhitale interaktive për klasën e IV. Materialet janë përgatitur në bazë të Konceptit të ri për arsimin fillor me qëllim që nxënësit të kuptojnë më lehtë përmbajtjet që mësohen sipas planprogrameve të reja për klasën e IV.
“Në të ardhmen do t’i mbajmë tekstet shkollore tradicionale në letër në arsimin fillor dhe të mesëm, por do të ofrojmë edhe versione digjitale, për disponueshmëri dhe aplikim më të lehtë nga ata për të cilët janë të dedikuar”, shtoi ministri.