Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019, 229/20) dhe nenit 1, 3 dhe 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhjen e mësimdhënësve për arsim fillor për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit nr. 12-8133/1 të datës 28.08.2020 dhe nr.12-2805/1 të datës 15.02.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

Konkurs

 

për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit.

 

1.                   Shpallet konkurs për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit për këto shtete:       

                  Republika e Gjermanisë

-            Një (1) mësimdhënës Studdart, Sindelfingen, Ulm, Faingen Enz, Ludwigsburg dhe rrethina (gjuhë mësimore maqedonase),

-          Një (1) mësimdhënës në Dusseldorf dhe rrethinë (gjuhë mësimore shqipe)

-          Një (1) mësimdhënës në Hamburg, Hanover, Latzen, Bremen, Pineberg dhe rrethinë (gjuhë mësimore maqedonase),

         

Mësimi do të realizohet në këto gjuhë:

       Republikën e Gjermanisë –– dy (2) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase  dhe  (1) mësimdhënës me mësim në gjuhën shqipe.

 

-       Kandidatët e interesuar  është e nevojshme t`i plotësojnë kushtet në vijim:

-        Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës i gjuhës maqedonase ose mësimdhënës i gjuhës shqipe (shkallën VII/1, përkatësisht VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve ose me 240 kredi EKTS);

-       Të ketë përvojë pune së paku pesë vjet në shkollën fillore;

-       Të njohë gjuhën e shtetit për të cilin konkuron  ,gjegjësishtëpër vendet e punës në Republikën e Gjermanisë kërkohet njohja e gjuhës gjermane;Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-       Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

-       Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim në kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit zgjat katër vjet.

Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati i paraqitur e kryen  Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mësimdhënësi i përzgjedhur, në afat prej 15 ditëve nga dita e lidhjes së kontratës së punës, është i detyruar të realizojë kontakt personal me personin përgjegjës në Agjencinë e Emigracionit dhe të lërë të dhënat e kontaktit të tij.

-       Dokumentet e nevojshme:

-       Lutje;

-        Diplomë për arsimin e lartë të kryer ose Certifikatë për arsimin e lartë të kryer ku do të mund të përcaktohet mesatarja, kopje të verifikuar në noter;

-       Biografi të shkurtër;

-       Vërtetim për përvojën e punës në shkollën fillore;

-       Vërtetim për njohjen e gjuhës së shtetit për të cilin konkurojnë, kopje të verifikuar në noter

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit, do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

4.    Orari ditor i punës së mësimdhënësit:

 - 8 orë varësisht nga organizimi i punës edukativo-arsimore të mësimdhënësit,

 

4.1. Orari javor i punës së mësimdhënësit:

-      së paku 5 (pesë) ditë në javë.

 

4.2. Kompensimi bazë për punë jashtë vendit të mësimdhënësit është:

·              Republika e Gjermanisë – 1.740 ЕUR,

Dokumentet parashtrohen në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shënim “Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”..

 

       Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të verifikuar në noter.

 

       5.   Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni i formuar me aktvendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.

 

Dokumentet e dorëzuara të pakompletuara dhe jo në kohë  nuk do të merren parasysh.                                    

 

 

 

        

 

[ Monday, March 20, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar