Vendi ka nevojë për përditësimin e Strategjisë nacionale të arsimit dhe zbatim më të përpiktë nga gjithë institucionet arsimore relevante, që do të kontribuojë në arsimin cilësor dhe bashkëkohor në institucionet e arsimit të lartë dhe në përmirësimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në vend.
Njëkohësisht, duhet të përpiqemi së bashku për të siguruar kuadër cilësor, i cili në të ardhmën do të vazhdojë të implementojë standardet e reja në këto veprimtari. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin koordinues të organizuar nga Këshilli Nacional për Arsimin e Lartë dhe veprimtarinë shkencoro- hulumtuese.
- Që të sigurojmë cilësi në arsimin e lartë dhe veprimtarinë shkencore-hulumtuese, është e domosdoshme të kemi koordinim të mirë dhe komunikim të shpeshtë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në zhvillimin e këtij vizioni tonë të përbashkët. Duhet të ndërtojmë lidhje koherente, në mënyrë që të marrim maksimumin dhe t`i përafrohemi praktikave dhe përvojave të mira evropiane dhe botërore -deklaroi Ministri.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tha Shaqiri, është në dispozicionin tuaj dhe si gjithmonë jemi të gatshëm të shqyrtojmë të gjitha propozimet të cilat i keni për atë se si të përmirësohet arsimi i lartë në vend, ndërsa në këtë mënyrë të përmirësohet rangimi i institucioneve të arsimit sipëror në rang-listat botërore.
Në mbledhjen, përveç kryetarit të Këshillit Nacional të Arsimit të Lartë dhe veprimtarisë shkencoro- hulumtuese, prof. Todor Serafimovski, mori pjesë kryetari i Bordit të akreditimit prof. Dr. Tatjana Stojanovska Ivanova, drejtor i Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, prof. Dr. Agim Rushiti, kryetari i Konferencës Ndëruniversitare, prof. Abdulmenaf Bexheti dhe anëtarë të institucioneve.