Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri shpërbleu nxënësit për esenë më të mirë

Shaqiri shpërbleu nxënësit për esenë më të mirë

 

Shaqiri shpërbleu nxënësit për esenë më të mirë

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ndau mirënjohjet dhe çmimet për nxënësit fitues për esenë më të mirë të përzgjedhur në konkursin me temën “Gjuha ime – urë ndërmjet meje dhe teje”, për të cilin aplikuan mbi 1500 nxënës. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kishin nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nga shkollat ​​fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjashtë gjuhë amtare në të cilat nxënësi e ndjek mësimin në shkollë, ndërsa për esetë më të mira, vendit të parë iu ndanë tablete  dhe kufje Bluetooth për fituesit e vendit të dytë dhe të tretë.

 

“Ne si ministri inkurajojmë kreativitetin dhe dashurinë për fjalën e shkruar tek më të rinjtë. Krijojmë arsim dhe vlera për të gjithë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare - 21 shkurtë, për herë të parë hapëm thirrjen publike për esenë më të mirë në të cilën aplikuan më shumë se 1500 nxënës të arsimit fillor me ese origjinale të shkruara në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake, serbe dhe angleze, u shpreh ministri Shaqiri.

 

Nxënësit dhe prindërit shprehën falenderim për iniciativën e të organizuarit konkurs të këtij lloji, me çka inkurajohet kreativiteti dhe shpirti konkurrues tek fëmijët, por mbi të gjitha, përkujdesjen për kultivimin e gjuha amtare. Mirënjohje iu ndanë edhe anëtarëve mësimdhënës të komisionit për përzgjedhjen e eseve më të mira.

 

 "Gjuha ime - urë ndërmjet meje dhe teje" konkursi për përzgjedhjen e eseve më të mira organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare/Ditës së Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë 21 shkurt.

[ Thursday, March 16, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar