Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimin e racionit të studentëve

Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimin e racionit të studentëve

 

Është bërë pagesa për bursat e  nxënësve  dhe studentëve si dhe subvencionimin e  racionit të  studentëve

 

       

Pagesat e mjeteve në  bazë të bursave për nxënës dhe studentë për përfituesit e rinj dhe  ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor  2022-2023 në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa  mujore, ndërsa studentët 6 bursa mujore.  Përfituesve aktual  u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars.

 

Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar    mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i  kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve dhe studentëve të parapara përfundimisht me muajin vijues

 

Njëkohësisht Ju  rikujtojmë se  me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës  dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë Marrëveshje aktive për shfrytëzimin  e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht  identike me shumat  që i marrin bursistët  e rinj. Për të ushtruar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet të dorëzohet  Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe të nënshkruar (në tre ekzemplarë) për bursën përkatëse, ku mund ta shkarkojnë në linkun në vazhdim.

 

Kujdesi ndaj nxënësve dhe studentëve  vazhdimisht po rritet. MASH-i dhe Qeveria po realizojnë të drejta të reja financiare dhe mundësi arsimore të cilat nuk ishin të disponueshme në të kaluarën. Standardi i nxënësve dhe studentëve vazhdimisht  është në rritje ndërsa të rinjtë janë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave që kanë të bëjnë me ata. Iniciativa për protesta dhe mungesa nga mësimet nuk është e nevojshme, sepse kjo është krejtësisht në kundërshtim me angazhimin për të plotësuar interesat e të rinjëve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar