Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Zgjidhje e re ligjore për cilësi më të lartë dhe në kohë për prokurim dhe dorëzim të teksteve shkollore

Zgjidhje e re ligjore për cilësi më të lartë dhe në kohë për prokurim dhe dorëzim të teksteve shkollore

 

Zgjidhje e re ligjore  për cilësi më të lartë dhe në kohë për prokurim dhe dorëzim të teksteve shkollore

 

 

Për momentin është duke u  përgatitur draft-versioni i parë i Ligjit të ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, për të cilin është duke punuar grup i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve dhe faktor të interesuara në procesin edukativo-arsimor.

 

Kjo është nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimit Pedagogjik, me të vetmin qëllim që të avansohet cilësia e përmbajtjes së teksteve shkollore, të zvogëlojë paraqitjet për gabime të natyrës së ndryshme në përmbajtje dhe njëkohësisht të thjeshtojë procesin  e prokurimit dhe dërgimit në kohë deri te shkollat.

 

Nevoja për Zgjidhje re ligjore në interes të sistemit arsimor dhe cilësisë së procesit edukativo-arsimor në vend është më se e dukshme për shkak të domosdoshmërisë së vendosjes së më shumë filtrave shtesë për kontroll gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjes së teksteve shkollore, si edhe gjetja e  mënyrës për të inkurajuar  sa më shumë konkurrencë, gjegjësisht  numër më madh autorësh me dorëshkrimet e tyre, si dhe recensentëve për miratimin e dorëshkrimeve për të aplikuar në shpalljet publike.

 

  Zgjidhjen e  re ligjore do të integrohen të gjitha propozimet konstruktive të cilat që nga janari kanë arritur në adresën e  MASH-it, kur opinoni u ftua të jepte vërejtje dhe sugjerime për Zgjidhjen ekzistuese ligjore, e cila është bazë për zhvillimin e  zgjidhjes së re më të mirë.

 

Debati publik do të vazhdojë me përcjelljen e projekt-Zgjidhjes ligjore në Qeveri, prej nga do të publikohet në sistemin ENER ,ndërsa më pas do të përcillet në Kuvend për diskutim përfundimtar dhe miratim përfundimtar.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar