Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shfrytëzuesit aktual të bursave të nxënëseve dhe studentëve me kontrata aktive do të marrin shuma mujore të rritura

Shfrytëzuesit aktual të bursave të nxënëseve dhe studentëve me kontrata aktive do të marrin shuma mujore të rritura

 

Shfrytëzuesit aktual të bursave të nxënëseve dhe studentëve  me kontrata aktive do të marrin shuma mujore të rritura

 

 

Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shfrytëzuesit të bursave të nxënëseve dhe studentëve  që e kanë fituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë kontrata aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore të rritur  identike me shumën që marrin bursistët e rinj.

 

Për të realizuar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, bursistët  aktual  me kontratë aktive duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës aneksin e plotësuar dhe të nënshkruar të kontratës për bursën përkatëse, të cilën mund ta shkarkojnë nga linku vijues.

 

Аneksi duhet të plotësohet dhe dorëzohet në tre kopje, në arkivin e regjistrimit të ministrisë ose me postë (rr. "Shën . Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup), deri më datë  17 mars 2023.

 

Shqetësimi për avancimin e nxënësit dhe standardi i studentëve mbetet prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Rritja e mbështetjes financiare për nxënësit dhe studentët lehtëson procesin arsimor dhe e drejton fokusin në thelbin e tij – përvetësimin e njohurive dhe aftësive adekuate.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar