Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri – Nuhiu: Së bashku ndërtojmë arsim cilësor për një të ardhme të suksesshme të fëmijëve dhe të rinjve

Shaqiri – Nuhiu: Së bashku ndërtojmë arsim cilësor për një të ardhme të suksesshme të fëmijëve dhe të rinjve

 

Shaqiri – Nuhiu:  Së bashku ndërtojmë arsim cilësor për një të ardhme të suksesshme të fëmijëve dhe të rinjve

 

Sistemi arsimor është në proces reformash thelbësore, të cilat mund t`i realizojmë me sukses vetëm me përpjekjet e të gjithë aktorëve. Sfidat janë të shumta, por angazhimi i përbashkët çon në arritjen e arsimit cilësor, që është prioriteti ynë, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me zëvendësministrin e ri të Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

Ministri dhe zëvendësi ranë dakord se modernizimi i sistemit arsimor në përputhje me trendet evropiane nuk ka alternativë, sepse ndërtimi i burimeve njerëzore të gatshme për sfidat e shekullit të 21-të është faktori bazë për përparimin e shoqërisë.

Zëvendësministri Nuhiu theksoi se është i përfshirë në krijimin e një sistemi arsimor që do t`u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të fitojnë njohuri, aftësi dhe shkathtësi që do të sigurojnë një të ardhme të suksesshme për ta dhe për shoqërinë në tërësi.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/8/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar