Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KURS VEROR I GJUHËS DHE KULTURËS GJERMANE NË AUSTRI (7-25 GUSHT 2023)

KURS VEROR I GJUHËS DHE KULTURËS GJERMANE NË AUSTRI (7-25 GUSHT 2023)

 

KURS VEROR I GJUHËS DHE KULTURËS GJERMANE NË AUSTRI

07-25 GUSHT 2023

 

 

            Akademia Diplomatike në Vjenë njofton për mundësinë për pjesëmarrje  në “Kursin Veror për Gjuhën dhe Kulturën Gjermane në Austri”, i cili do të mbahet nga data 7 deri më 25 gusht 2023 në Vjenë.

           Programi është i cilësisë së lartë dhe i larmishëm në kohëzgjatje prej 4 javësh dhe përfshin nevojat dhe interesat e veçanta të nxënësve të rritur (minimum 18 vjeç) nga e gjithë bota, edhe atë:

 

1. Trajnim intensiv në gjuhën gjermane (nga niveli fillestar në nivel të avancuar);

2. Ligjërata për politikën, historinë dhe kulturën austriake;

3. Ekskursione në organizata nacionale dhe ndërkombëtare, si dhe në institucionet kulturore në Vjenë;

4. Projekte kërkimore në qytet për t`iu dhënë mundësinë pjesëmarrësve të njohin më thellësisht Vjenën;

5. Aktivitete të lira;

 

Informatat më të hollësishme për konkurrim  gjenden në linkun në vazhdim: https://www.da-vienna.ac.at/en/

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar