Ministria e Arsimit dhe shkencës Ju informon se në bazë të nenit 44 të Ligjit për arsim fillor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19 dhe 229/20) se për vendin e parë të fituar në garat në nivel shtetëror nxënësit dhe mësimdhënësit të tij u ndahet shpërblimi me para. Garat duhet të jenë të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve.
Kërkesa nga nxënësi , gjegjësish nga arsimtari për pagesë të shpërblimit me para për vendin e pare të fituar në garat shtetërore për vitin shkollor dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit aktual kur janë organizuar garat.
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për gara , duhet të dorëzoj
Fletparaqitje së bashku me këto dokumente:
(Formularin për paraqitje mund ta gjeni këtu)
- Vërtetim për nxënësin se është nxënës i rregullt në shkollë fillore;
- Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë fillore;
- Kopje të diplomës për vendin e parë të fituar në garat shtëtërore të organizuara nga shoqata e mësimdhënësve, për nxënësin;
- Kopje të diplomës për vendin e parë të fituar në garat shtëtërore të organizuara nga shoqata e mësimdhënësve, për mësimdhënësin;
- Kopje të logarisë bankare për nxënësin (logaria duhet të jetë në emër të nxënësit e jo në emër të prindit);
- Kopje të logarisë bankare për mësimdhënësin;