Më 15-16 shkurt 2023, në Shkup u mbajt Takimi i Platformave të Menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për arsim, trajnim, kërkim dhe inovacion. Në këtë takim të nivelit të lartë ishin të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Evropian, drejtori gjeneral për arsim, kulturë, rini dhe sport Filipe Van Depole, drejtori gjeneral për Kërkim dhe Inovacion, udhëheqësi i Njësisë së Shoqatës Horizon Europe," Ruta Zarnauskaite si dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bashkëkryesues i Takimit të Platformave të Menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për arsim trajnim, kërkim dhe inovacion ishte sekretarja shtetërore e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, znj. Aneta Tërpevska.
Në Platformën si organ strategjik për trajtimin e çështjeve evropiane, shumëpalëshe dhe rajonale për politikat kërkimore, inovative, arsimore dhe kulturore në dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, u prezantuan zhvillimet më të fundit politike, prioritetet dhe mundësitë për bashkëpunim.
Sekretarja shtetërore në fjalimin e saj theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në harmonizimin e përpjekjeve kombëtare me Agjendën e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor. Gjatë viteve të fundit, Qeveria ka treguar nivel të lartë përkushtimi për përmirësimin e sistemit nacional për arsim, kërkim dhe inovacion.
Ajo gjithashtu theksoi se platforma nuk është vetëm një qendër për shkëmbimin e informacionit, promovimin dhe mbështetjen e ideve dhe iniciativave të përbashkëta rajonale mes anëtarëve të platformës, por është një vend ku kufijtë territorial po zhduken gjithnjë e më shumë në favor të kulturës, arsimit dhe arsimit diversiteteve shkencore që po bëhen thelbësore për mirëkuptimin e ndërsjellë dhe stimulimin e mëtejshëm të inovacioneve në botën bashkëkohore.