Andi Ismaili, nga Gostivari disa herë kampion i botës në kërcim modern, i premtoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri se në të ardhmen do të fitojë edhe shumë tituj të tjerë. Në takimin e sotëm ai kujtoi disa nga momentet më interesante nga garat botërore, ku tanimë prej disa vitesh po dëshmon se është një talent i jashtëzakonshëm.
“Vallëzimi është jeta ime. Më pëlqen shumë të kërcej dhe nuk e kam të vështirë të ushtrohem fort. Sigurisht, është e vërtetë që ju jeni konkurrenti juaj më i madh. Prandaj gjithmonë e përsërisë me vete, ‘Hard work makes the dream work`“, thotë Ismaili, duke falënderuar trajnerët e tij për të gjitha sukseset e deritanishme.
Duke i uruar të qëndrojë dhe të vazhdojë të arrijë ëndrrat e tij, ministri Shaqiri theksoi se Ministria është gjithmonë e hapur për të rinjtë, dëgjon zërin e tyre dhe është e fokusuar në nevojat e tyre.