Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ese për nxënësit e shkollave fillore me temë "Gjuha ime - urë ndërmjet meje dhe teje"

Konkurs për ese për nxënësit e shkollave fillore me temë "Gjuha ime - urë ndërmjet meje dhe teje"

 

Konkurs për ese për nxënësit e shkollave fillore me temë

 

            Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare/Ditës së Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë, 21 shkurt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS për ESE

Për nxënësit e shkollave fillore

Me temë

"Gjuha ime -  urë ndërmjet meje dhe teje"

 

I. KUSHTET PËR  PJESËMARRJE


Të drejtë  pjesëmarrjeje në Кonkurs  kanë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nga shkollat ​​fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT


Eseja duhet të jetë origjinale, me shprehje dhe mendim të fortë që pasqyron temën e lartëshenuar në Кonkurs.

Eseja duhet të jetë me shkrim të lexueshëm dhe të qartë, të shkruar në gjuhën në të cilën nxënësi e ndjek mësimin (gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe, gjuhë turke, gjuhë boshnjake dhe gjuhë serbe) ose në gjuhën angleze.

Eseja duhet të përmbajë 200 deri në 300 fjalë.

Në fund të esesë, është e nevojshme që nxënësi  të shkruajë porosi  për temën e dhënë në gjuhë të ndryshme nga gjuha në të cilën ai e ndjek mësimin.

Një nxënës  mund të dërgojë  vetëm një punim individual.

Esetë që nuk plotësojnë kriteret ose janë me përmbajtje të papërshtatshme do të skualifikohen menjëherë.

Eseja  dërgohet në zarf deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Eseja duhet të përmbajë shifër dhe në zarf të brendshëm të veçantë të shënuar me të njëjtin shifër  duhet të dorëzohen të dhënat e nxënësit (emri dhe mbiemri, klasa, shkolla, komuna dhe numri i telefonit kontaktues i prindit/kujdestarit).

Zarfi i brendshëm i veçantë do të hapet vetëm për esetë fituese të çmimeve pasi të jetë bërë përzgjedhja.

Eseja së bashku me zarfin me të dhënat e nxënësit  që ka shkruar esen dorëzohet me shënimin e mëposhtëm "Për  Konkursin për ese me temë  - "Gjuha ime -  urë ndërmjet  meje dhe teje".

Esetë duhet të dërgohen  më së  voni deri më  15 shkurt 2023, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën:Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.

 

 

III. MËNYRA  E PËRZGJEDHJES

 

Për përzgjedhjen e eseve më të mira, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë  komision për secilën nga gjuhët mësimore, të përbërë nga pesë anëtarë.

Esetë do të përzgjedhen nga komisioni  për gjuhën  përkatëse mësimore.

 

IV. NDARJA E SHPËRBLIMEVE

Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të ndajë shpërblime të përshtatshme vetëm për nxënësit të cilët do të  fitojnë vendin e parë në secilën nga gjuhët mësimore. Për nxënësit të cilët do të fitojnë vendin e  dytë dhe të tretë do t`ju ndahen mirënjohje.Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 25 shkurt 2023 në ueb faqen e saj (www.mon.gov.mk) do t`i publikojë punimet e shpërblyera me shifra.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar