Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

 

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është  proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi njofton, për reformën në sistemin arsimor nacional i cili është në rrjedh. Reforma po zhvillohet me faza, sipas planit të përcaktuar. Në arsimin fillor, për vitin shkollor  2021/2022 janë përgatitur plan-programe të reja për klasën e parë dhe të katërt, ndërsa për vitin shkollor 2022/2023 – për klasën  e dytë dhe katërt. Tekstet shkollore  përgatiten konform  plan-programeve të reja mësimore. Për vitin shkollor 2023/2024 do të përgatiten  programet e reja dhe tekste të reja shkollore për klasën e tretë dhe gjashtë. Programet  mësimore për klasën e tretë tashmë janë përgatitur dhe do të publikohet thirrja për tekste shkollore, ndërsa  për klasën e gjashtë përgatitja e programeve mësimore është në rrjedhë.

Përgatitja e teksteve shkollore është një proces kompleks, realizimi i të cilit kalon nëpër  procedurën e paraparë, e krijuar me qëllim që nxënësit  të marrin përmbajtje cilësore, të eliminohen  gabimet dhe palogjikshmëritë. Nisur nga kompleksiteti i procesit,  të shumta janë sfidat  mirëpo me përpjekjet e të gjithë faktorëve do të  mund të tejkalohen. Një sistem cilësor arsimor nuk ndërtohet brenda natës dhe pa i tejkaluar problemet.

Për Ministrinë  e Arsimit dhe Shkencës  është i qartë  shqetësimi i nxënësve, prindërve dhe opinionit për cilësinë e procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pikërisht për këtë  është e domosdoshme që të gjithë faktorët të veprojnë kuptohet të udhëhequr nga interesi më i mirë i nxënësve.

Përhapja e dezinformatave dhe shtrembërimi i fakteve nuk është në interes të ndërtimit të arsimit cilësor. Këtë po e theksojmë pasiqë ditëve të fundit disa nga mediet po  raportojnë gjoja “deklaratë” të ministrit se të gjitha tekstet për klasën e parë, dytë, të katërt dhe të pestë do të sigurohen në shtator, gjë e cila  nuk është e vërtetë.Rikujtojmë se 90% e teksteve shkollore për këto klasa janë furnizuar  dhe tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla. Kanë mbetur  tekstet e gjuhëve të huaja për të cilat së shpejti do të fillojë publikimi  i shpalljeve për përgatitje.

Secili prej nesh duhet të vendosë nëse do të mbështesë procesin e reformës në arsim ose nga  ana tjetër, e cila çon në prolongimin  e prapambetjes arsimore, me të gjitha pasojat.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar