Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janë publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022-2023

Janë publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022-2023

 

Janë publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e  bursave  për studentë  për vitin akademik 2022-2023

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë shpallur rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për student të  rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike  të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2022-2023.

 

Studentët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës për studentë duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë TRE ekzemplarë të Marrëveshjes për bursë përkatëse (të publikuara me rezultatet) dhe t`i dorëzojnë së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale  nga data 02.02.2023 deri më 17.02.2023, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërsëdrejti në shërbimin administrativ  të MASH-it ose  përmes postës me dërgesë rekomanduese me letër  kthyese në adresën "Shën Kirili dhe Metodi" Blv. 54, 1000 Shkup).

 

Kandidatët e refuzuar, do të ketë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje për Procedurën Administrative dhe Procedurën nga Marrëdhënia e Punbës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit nga MASH-i  ku do të theksohet  arsyeja e refuzimit të aplikimit. Kërkojmë nga kandidatët e refuzuar që të mos dorëzojnë  kundërshtime para marrjes së Aktvendimit.

Aktvendimet  sikurse  për aplikimet e pranuara poashtu edhe për aplikimet e  refuzuara janë duke u përgatitur për momentin  dhe do të dorëzohen në adresën e shtëpisë së secilit kandidat.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar