Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke (2 bursa në Pëlzen dhe 2 bursa në Bërno, Republika e Çekisë)

Bursa për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke (2 bursa në Pëlzen dhe 2 bursa në Bërno, Republika e Çekisë)

 

  

Ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup njofton se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Edukimit Fizik e Republikës së Çekisë ofron katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023  për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke në kuadër të projektit për studime sllave, të cilat tradicionalisht mbahen në Pëlzen ( 2 vende), prej 08 deri 28 korrik 2023 dhe Bërno ( 2 vende) prej 22 korrik  deri 19 gusht 2023.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në dy ekzemplar sipas listës në vazhdim:

- Formular të plotësuar për pjesëmarrje në shkollë verore;

- CV, biografi të shkurtër;

- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë;

- Për studentët: vërtetim se është studentë i rregullt në fakultet;

- Letër motivuese  

Bursa mbulon pagesën për shkollim, akomodimin dhe ushqimin në kantinën e studentëve, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulohen vetë pjesëmarrësi.

Dokumentacioni i pa kompletuara dhe i dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

Fletëparaqitja për aplikim dhe dokumentacioni i nevojshëm gjenden në http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies?lang=2.

Informatat  më të hollësishme si dhe Fletëaplikimet gjenden në ueb faqen: http://www.mzv.cz/skopje

Fletëaplikimi së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në dy ekzemplarë duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për shkencë dhe inovacione, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 07.03.2022. 

Intervista me kandidatët do të mbahet më 09.03.2022 në ora 10:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kati i 14, zyra 1410.  

Kontakt personi: Goce Vidanovski, Sektori për shkencë dhe inovacione,

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.m

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar