Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Sot filloi pagesa e bursave të studentëve dhe racionit të subvencionuar

MASH: Sot filloi pagesa e bursave të studentëve dhe racionit të subvencionuar

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton përfituesit e bursave studentore dhe racioneve të subvencionuara të studentëve, që nga sot filloi pagesa e mjeteve financiare.

Në përputhje me të dhënat, 3415 studentë do të përfitojnë mjete për katër muaj, gjegjësisht do të paguhen bursat për muajt tetor, nëntor, dhjetor 2022 dhe për muajin janar të këtij viti.

Përfituesit e të drejtës të racionit të subvencionuar të studentëve, gjegjësisht 28.986 studentë, gjithashtu gjatë javës në vijim do të përfitojnë mjete edhe për muajin e kaluar, përkatësisht për dhjetorin 2022.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar