Me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik inicojnë proces për përpilimin e ligjit të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
Duke respektuar parimet e transparencës dhe krijimit inkluziv të politikave dhe zgjidhjeve ligjore, MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë zgjidhjen ligjore ekzistuese të publikuar në linkun në vazhdim, i cili është bazë për hartimin e një ligji të ri dhe të japin sugjerime dhe propozime në adresën elektronike kabinet@mon.gov.mk, më së voni deri më datë 28.02.2023.
Çdo propozim konstruktiv do të jetë lëndë diskutimi nga një grup i veçantë pune i formuar për këtë qëllim, pas së cilës, pasi të jetë krijuar draft versioni i zgjidhjes së re ligjore, do t`i përcillet Qeverisë dhe më pas Kuvendit për debat përfundimtar dhe miratim përfundimtar.
Nevoja për një zgjidhje të re ligjore në interes të sistemit arsimor dhe cilësisë së procesit edukativo -arsimor në vend është e dukshme. Është e nevojshme të vendosen gjithnjë e më shumë filtra shtesë për kontroll gjatë përpilimit dhe miratimit të përmbajtjes së teksteve shkollore, por edhe të gjendet mënyra për të inkurajuar sa më shumë konkurrencën për të marrë pjesë në thirrjet publike për përgatitja e teksteve shkollore.