Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Politikat e MASH-it synojnë interesin më të mirë të të rinjve dhe përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve

Politikat e MASH-it synojnë interesin më të mirë të të rinjve dhe përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve

 

Politikat e  MASH-it synojnë interesin më të mirë të të rinjve dhe përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve

 

 

Avancimi i standardit  të nxënësve  dhe studentëve është një nga prioritetet kyçe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku në veçanti zhvillohet  kujdes  për  ofrimin e kushteve më të mira për akomodim dhe qëndrim në konviktet e studentëve. Në këtë drejtim, pas një sërë rikonstruksionesh të konvikteve për studentë  filluan edhe aktivitetet përgatitore për realizimin e projektit më të madh infrastrukturor lidhur me konviktet shtetërore të studentëve, i cili parashikon rikonstruksionin e plotë dhe transformimin e tyre në objekte me efikasitet energjetik, për të cilin do të investohen 25 milionë euro. Bëhet fjalë për rikonstruimin e gjithsej 8 objekteve në të cilat do të përmirësohet komoditeti bazë dhe integriteti strukturor.

 

Ky informacion u shpërnda nga delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i kryesuar nga shefi i Kabinetit të Ministrit, Agim Shaqiri, i cili po merr pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare të  konvikteve për  nxënës dhe studentë në Evropën Juglindore, e cila po mbahet në Beograd- Republika e Serbisë, nën titullin “Sfidat në punë – me dialog për përparim”.

 

Duke sqaruar mënyrën e funksionimit dhe financimit të konvikteve, përfaqësuesit e MASH-it theksuan se konferenca është me rëndësi të jashtëzakonshme për Ministrinë nën juridiksionin e të cilit janë shkollat dhe konviktet e nxënësve dhe studentëve, sepse pikërisht në evente të këtilla  dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa shteteve mund të ndahet dhe dëgjohet përvoja e dikujt që do të mund të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të punës së këtyre institucioneve.

 

Në konferencë u theksua se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me shoqatat e të rinjëve dhe shoqatën e kovikteve të nxënësve  dhe konvikteve për studentë po punojnë në përgatitjen e ligjit të ri për standardin e të rinjëve i cili ndër të tjera do të reformojë  mënyrën  e financimit të konvikteve për nxënës dhe student  dhe do të përmirësoj  standardin e të rinjëve  në vendin tonë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar