Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PËR SHPREHJE E INTERESIT

THIRRJE PËR SHPREHJE E INTERESIT

 

Në bazë nenit 14a paragrafit 2 të Ligjit për Tekstet Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së RM” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall.

THIRRJE PËR SHPREHJE E INTERESIT

për pjesëmarrje në komisionin për dhënien të mendimit për propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor, ndërsa të njejtat nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor për lëndën:

 

                      - Histori dhe shoqëri për klasën e 5-të në arsimin fillor nëntëvjeçar;

Kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në  komision për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose shtesa në tekstin e tekstit shkollor , ndrësa të njejtat  nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor për lëndën e lartpërmendur për arsimin fillor , duhet të plotësojë kushtet e në vijim:

- Një mësimdhënës/bashkëpunëtor nga fakultetet të fushës së lëndës mësimore për të cilën synohet teksti shkollor (të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie) ose

- Dy mësimdhënës të arsimit fillor për lëndën për të cilën është synuar  teksti (të paktën 10 vjet përvojë mësimore).

 

3.  Gjatë aplikimit kanditadët  e interesuar janë të obliguar të dorëzojnë

- certifikat ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët që kanë kryer arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtim të nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm;

        - vërtetim  për përvojë pune të lëshuar nga APRMV.

4. Rencensentët  të cilët i  plotësojnë kushtet nga pika 3 mund të dorëzojnë edhe:

Për kandidatët e arsimit fillor

• dëshmi për titullin e fituar mësimdhënës mentor,

• çmime  e fituara si mentor i  nxënësit në garat shtetërore të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve  të shkollave fillore dhe garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë të paktën 10 vende;

• sukses mesatar prej të paktën 8 në studime  të ciklit të parë

• diploma/certifikata për zhvillim profesional të mësimdhënësve përmes programeve të akredituara të trajnimit, projekteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Për kandidatët e arsimit të lartë

• Autor ose pjesëmarrës në përgatitjen e tekstit shkollor  ose kapitulli

• Autor ose bashkautor i punimeve shkencore të botuara në revista ndërkombëtare

• Pjesëmarrje në simpozium me prezentimin e  punimit shkencor

• Angazhimi si konsulent në veprimtarinë aplikative

 

5. Certifikatat/diplomat, si dhe dokumentet nga pika 4 nuk janë kusht për pranimin e aplikimit, por recensentët do të vlerësohen  në mënyrë shtesë sipas kritereve të pikëzimit për recensentët e regjistruar që plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 1 dhe Kriteret e pikëzimit për recensentët e paraqitur që plotësojnë kërkesat e pikës 4, paragrafi 2, gjatë renditjes së tyre në listën e vlerësuesve të përzgjedhur.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr.  Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Fletëaplikimi i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi pedagogjik, në Rr Shën Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 25.01.2023

Fletëaplikimet e dorëzuara të pakompletuara ose të  dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

                                                                                   

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar