Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / PROGRAM PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE DHE SHKENCËTARËVE NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT BILATERAL NË MES REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE POLONISË

PROGRAM PËR SHKËMBIM TË STUDENTËVE DHE SHKENCËTARËVE NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT BILATERAL NË MES REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE POLONISË

 

 

 

 Agjencia Nacionale Polake për Shkëmbim Akademik – NAWA njofton se duke në vitin akademik 2023/2024, realizimi i bashkëpunimit bilateral ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë nga ana e Polonisë do të zbatohet  në kuadër të “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve, si pjesë e bashkëpunimit bilateral–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation - offer for incoming students and scientists” – Zawacka NAWA Programme). 

 

Sipas pozitës polake në kuadër të Procesit të Berlinit, Agjencia Nacionale Polake për Shkëmbime Akademike do të ndajë bursa për studiues dhe studentë maqedonas për vitin akademik 2023/24, në kohëzgjatje prej 20 muajsh në vit për praktikën kërkimoro-shkencore dhe studime një-semestrale, në universitetet dhe institucionet të cilët janë nën kompetencën e ministrit të Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë. Bursa është në shum prej 1500 PLN në muaj për studimet e magjistraturës dhe të paktën 3000 PLN për hulumtuesit doktor-shkence

 

Duke filluar nga viti akademik 2022/23, NAWA pranon edhe studentë e Erasmus +, të cilët mund të kombinojnë bursën NAWA me bursën Erasmus +.

 

Gjithashtu, në shtojcë është edhe oferta për studentët dhe hulumtuesit maqedonas në kuadër të Programit për shkëmbim të studentëve dhe hulumtuesve në kuadër të bashkëpunimit bilateral - Programit Zawacka NAWA. Si zakonisht,i  inkurajojmë studentët dhe hulumtuesit  nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programe të tjera të NAWA-së siç janë Ulam NAWA dhe Banach NAWA

Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kandidaturave, si dhe informacionet më të detajuara gjenden në ueb faqën: https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students 

 

Duhet të merret parasysh se duke filluar nga ky vit procesi i mëtejshëm i aplikimit do të zhvillohet përmes sistemit NAWA ICT.

 

Aplikacioni së bashku me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni  deri më 15 prill 2023.

Linku për regjistrim:: https://programs.nawa.gov.pl/login

 Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar,

 

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

Shtojcë:

-        Announcement of the call for proposals;

-        Regulations for students

-        Regulations for scientists

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar