Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për shprehje të interesit

Thirrje për shprehje të interesit

 

Thirrje për shprehje të interesit

 

Në bazë të ,nenit 14-a të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24 /13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall.
 
Thirrje për shprehje të interesit
 
 
Për pjesëmarrje në  komision për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara  për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor në lëndët:
 
-         Gjuha angleze për vitin II arsimi i mesëm katërvjeçar;
-         Gjuha angleze për vitin III  arsimi i mesëm katërvjeçar
 
Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje  në   komision për të dhënë mendim mbi propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime  në tekstin e tekstit shkollor, dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit për lëndën e lartëshënuar  për arsimin e mesëm. , duhet të plotësojnë kushtet në vijim :
-     të jenë arsimtarë/bashkëpunëtorë nga fakultetet e fushës së lëndës për të cilën synohet teksti shkollor (të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie) ose
-       të jenë arsimtarë të shkollave të mesme për lëndën për të cilën është menduar teksti (të paktën 10 vjet përvojë mësimore).
 
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë në aplikacion:
-   Certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët që kanë kryer arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm;
- vërtetim për përvojë pune të lëshuar nga Agjencioni për punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
 
Aplikimi mund të merret nga web faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës   ose mund të tërhiqet nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimin Pedagogjik, rr.Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup.
 
Aplikimi i plotësuar në mënyrë të rregullt së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimit Pedagogjik, rr.Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup.
 
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 13.01.2023 
 
Aplikimet e pakompletuara dhe  nuk janë të dorëzuara  me  kohë,  nuk do të merren parasysh.
[ Tuesday, January 3, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar