Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mundësi të re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore. Ju informojmë se në ueb portalin https://karierenrazvoj.mon.gov.mk/ është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”.
Në thirrjen mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t‘i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor.
Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta.
Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://karierenrazvoj.mon.gov.mk/ , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve nga shkollat fillore publike të shënuara në thirrjen, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar, për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për avancim në titullin “ mentor”, ndërsa me këtë edhe të sigurojnë të ardhura personale më të larta.