Autorët dhe recensentët e tekstit shkollor të Historisë dhe Shoqërisë për klasën e V-të, fajin për gabimet e bëra në përmbajtje pa bazë ia hudhin MASH-it. Jemi të detyruar të njoftojmë se pas ndryshimeve të bëra në tekstin shkollor të cilat ishin të sygjeruara nga recensentët, autorët deri tek Komisionin Nacional të Teksteve në CD kanë dorëzuar tekstin shkollor së bashku ,me shkresën në të cilën është shënuar se bëhet fjalë për ë version final, ndërsa recensentët, në anën tjetër, kanë nënshkruar deklaratë se vërejtjet e tyre janë implementuar në të.
Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët dhe recensentët duhej t`i kapërcenin me Komisionin Nacional të Teksteve, i cili është përgjegjës për zbatimin e procedurës për miratimin e teksteve shkollore dhe anëtarët e të cilit në fakt votojnë për të pranuar ose refuzuar një tekst të caktuar shkollor. Në këtë rast, ata vendosën ta pranojnë tekstin shkollor me gabime.