Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aliu: Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë cilësinë e arsimit

Aliu: Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë cilësinë e arsimit

 

Aliu: Ne përpiqemi maksimalisht  të përmirësojmë  cilësinë e arsimit

 

Të udhëhequr nga parimi për  sistem  arsimor më të mirë, të gjithë ne si të përfshirë drejtpërdrejtë në krijimin e kuadrit mësimor në fakultetet e mësimdhënies dhe në institucionet e tjera arsimore, përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet.

 

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu në tribunën e sotëme shkencoreSfidat aktuale dhe mundësitë  për sigurimin e cilësisë në arsimin e mësimdhënësve të ardhshëm të mësimdhënësve të grupeve klasore, edukatorëve, bibliotekarëve”, të cilën  e përshëndes dhe sigurisht e mbështes personalisht si pjesë e institucionit tuaj, por edhe si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në organizimin e Fakultetit Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit ” – Shkup.

 

MASH vazhdimisht përpiqet që të  përmisojë cilësinë e arsimit përmes programeve mësimore dhe përmbajtjeve, përmes sigurimit të teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore cilësore, si dhe përmirësimin e standardit të mësimdhënësve duke i rritur të ardhurat e tyre dhe duke ofruar kushte shtesë për punën e tyre, siç është rritja e fundit nga 15% për mësimdhënësitë, por edhe 10% për profesorët  në arsimin e lartë. njoftoi Aliu, duke shtuar se çdo vit nga Buxheti i MASH-it janë siguruar  mjete për projekte dhe aktivitete nga fushat shkencore dhe institucionet e arsimit të lartë.

 

 Projektetet potencoi zëvëndësministri, të cilat realizohen nga ana e fakultetit dhe të  profesorëve,  janë të një rendësie të veçant dhe të njejtat  kontribuojnë në përforcimin e kompetencave dhe aftësive të mësimdhënies, qoftë ajo për studentë e rregullt apo me mësimdhënësit cilët tanimë janë të përfshirë në procesin arsimor.

[ Wednesday, December 21, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar