Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Oda e Zejtarëve është faktor i rëndësishëm në anvancimin e cilësisë së arsimit në vend

Shaqiri: Oda e Zejtarëve është faktor i rëndësishëm në anvancimin e cilësisë së arsimit në vend

 

Shaqiri: Oda e Zejtarëve  është faktor i rëndësishëm në anvancimin  e cilësisë së arsimit në vend

 

Oda e Zejtarëve në Shkup jo vetëm që  merr pjesë në funksionimin por   kontribuon edhe në avancimin  e cilësisë së sistemit arsimor nacional,  në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit. Sëbashku ndër vite, Ministria dhe Oda kanë krijuar zgjidhje të shumta ligjore, masa dhe projekte të cilat mundësojnë krijimin e kuadrove profesionale cilësore, e në këtë mënyrë ngritjen e nivelit të punësueshmërisë në vend, si qëllim përfundimtar i të gjitha politikave.

 

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në manifestimin e organizuar me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Odës së Zejtarëve në Shkup, në të cilën përveç përfaqësuesve të Odës , morën pjesë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi  Kryetarja e Komunës së Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska

 

Sinqerisht pres që partneriteti ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse edukimi në vend nuk është i mundur pa Ju, ndërsa  arsimi është  çështje e ndryshueshme i cili duhet t`iu përshtatet trendeve, rrjedhave dhe proceseve shoqërore dhe globale dhe këtë mund ta bëjmë vetëm nëse ju dhe ne, së bashku, si më parë, punojmë në interes të qytetarëve dhe gatishmërisë së tyre për përfshirje dhe qasje  të suksesshme në tregun e punës tha Shaqiri

 

Ai shtoi se Oda është promotore dhe afirmuese e arsimit profesional, bën përpjekje që sa më shumë të rinjë të fillojnë të merren me zeje dhe kjo është me rëndësi të veçantë në një periudhë kur vendi po përballet me mungesën  e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe atë profesionale.

 

 “Zejtaria  jo vetëm që është një nga shtytësit e ekonomisë dhe zhvillimit të shoqërisë, por është edhe një kujtim i historisë, traditës dhe kulturës së një kombi. Ndërsa  Ju si odë e zejtarëve e mbroni dhe е zhvilloni pikërisht atë” potenocoi Ministri.

[ Wednesday, December 21, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar