Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH-i filloi debatin publik për përgatitjen e Ligjit të ri për Arsim të Mesëm

MASH-i filloi debatin publik për përgatitjen e Ligjit të ri për Arsim të Mesëm

 

MASH-i  filloi  debatin publik për përgatitjen e Ligjit të ri për Arsim të Mesëm

 

Nevoja për sjelljen e zgjidhjes së re ligjore për arsimin e mesëm në vend fillimisht duhet kërkuar në faktin se ligji ekzistues zbatohet prej më shumë se 27 vitesh ndërsa në ndërkohë arsimi i mesëm është bërë i detyrueshëm, si dhe  janë sjellur plane dhe programe të  reja mësimore  ku vazhdimisht janë duke u azhurnuar dhe plotësuar. Kemi shumë të drejta dhe mundësi të reja për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor në shkollat e mesme dhe e gjithë kjo duhet të jetë pjesë e një kornize ligjore.

Sot jemi këtu bashku pikërisht për të bërë këtë kornizë. Kemi  themelin, të cilin  mund ta avancojmë  mirë.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e debatit të parë nga disa debate publike që do të organizohen në ditët në vijim, me rastin e përpilimit  të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, i cili, siç u shpreh ai  duhet të jetë në frymën e parimeve europiane dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë nxënësve.

 

Nëse në të kaluarën zgjidhjet ligjore silleshin  me dyer të mbyllura, pa praninë e ekspertëve, praktikantëve, mësimdhënësvesot në përputhje me përkushtimin për punë transparente dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zgjidhjet ligjore i sjell përmes një procesi gjithëpërfshirës, përmes debateve publike me të gjithë pjesëmarrësit në veprimtarinë arsimore potencoi Shaqiri.

Ministri gjithashtu  rikujtoi  se Strategjia për Arsimin 2018-2025 në pjesën e arsimit të përgjithshëm përcakton këto prioritete: Përmirësimin e përmbajtjes së arsimit të mesëm, rritjen e përfshirjes  së nxënësve dhe përmirësimin e inkluzionit  dhe integrimit ndëretnik në arsimin e mesëm, përmirësimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në shkollat e mesme dhe përmirësimin e kushteve të mësimit dhe cilësisë së arsimit. Siç theksoi këto parime, besoj se me zgjidhjen e re ligjore do të kontribuojmë në modernizimin e sistemit arsimor nacional.

Do të ofrojmë qasje sistematike për të inkurajuar zhvillimin kognitiv, socio-emocional dhe psikomotor në përputhje me potencialin dhe afinitetet të çdo nxënësi. Do të mundësojmë zhvillimin e kompetencave kyçe që do t`iu nevojiten nënësve për arsimimin  e mëtejshëm dhe rolin e tyre aktiv në shoqërinë bashkëkohore” u shpreh ministri.

Ai të pranishmëve Ju bëri thirrje që të jenë aktiv në debat dhe të japin mendimet e tyre për propozim  versionin e ligjit të përgatitur nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të disa  palëve të interesuara dhe të shprehin sugjerime, me qëllim të miratimit të versionit më të mirë të zgjidhjes ligjore.

Me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, arsimi i mesëm përkufizohet si institucional, kadrovik dhe përmbajtjësor i organizuar në atë mënyrë që mundëson arsimimin e të gjithë nxënësve, përfshirë fëmijët/personat me shtetësi të huaj apo fëmijët pa shtetësi, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me vështirësi. Definohet  edhe roli i asistentëve arsimor, gjegjësisht përfshirja e tyre në procesin arsimor me status të rregulluar.

 

[ Monday, December 19, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar