Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH kërkoi nga Komisioni Nacional për tekstet shkollore të filloj procesi për përcaktimin e arsyeve për lëshimet gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda e Historisë dhe Shoqërisë

MASH kërkoi nga Komisioni Nacional për tekstet shkollore të filloj procesi për përcaktimin e arsyeve për lëshimet gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda e Historisë dhe Shoqërisë

 

MASH kërkoi nga Komisioni Nacional për tekstet shkollore të filloj procesi për përcaktimin e arsyeve për lëshimet gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda e Historisë dhe Shoqërisë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan proces për përcaktimin e arsyeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të teksteve shkollore nga lënda Histori dhe Shoqëri për klasën e V, në të cilën janë konstatuar gabime dhe gjëra të palogjikshme, të cilat nuk duheshte të lejohen.

Përmes Komisionit Nacional të teksteve shkollore si organ më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore, MASH tanimë kërkoi  informacione për punën e të gjithë fatkorëve në procedurën e miratimit të tekstit shkollor konkret dhe pas marrjes së raportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jap  propozim konkret për trajtim të mëtutjeshëm .

Gjatë kohës kur në Maqedoninë e Veriut po ndodhin reformat më të mëdha arsimore deri më tani, me investime intensive në avansimin e kushteve infrakstrukturore, ngritjen e motivimit të kuadrit mësimor dhe profesional në shkolla dhe po përgatiten programe të reja mësimore  dhe tekste shkollore, nuk është e lejueshme të ndodhin lëshime të këtilla. Megjithatë, tekstet shkollore janë një nga bazat për  proces  edukativo- arsimor më cilësor.

 Është i nevojshëm angazhim dhe përgjegjësi maksimale  nga të gjithë faktorët që marrin pjesë në procesin e ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor në interes të brezave të tanishëm, ndërsa në interes të vendit .

Ju bëjmë thirrje të gjithë autorëve dhe recensentëve që në të ardhmen do të marrin pjesë në procedurat e përgatitjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore ndihmëse ,si dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarëve të Komisionit Nacional të teksteve shkollore të ngrisin  përgjegjësinë  dhe angazhimin e tyre personal, sepse në këto procese mjaft komplekse , kjo gjë është edhe e pritshme.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar