Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Bursat për avancimin studimor dhe për kërkimet në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2023/24

Bursat për avancimin studimor dhe për kërkimet në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2023/24

 

 


Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe sporti i Republikës së Sllovenisë njofton se në bazë të nenit 3 nga Protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe Sporti i Republikës së Sllovenisë për  bashkëpunim në fushën e arsimit , të nënshkruar, më datë 23 shkurt të vitit 2016 
në Lubjanë, ndan bursa për studentë, persona të diplomuar dhe doktorant nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë për vitin akademikë 2023/2024 edhe  atë:

 

1.Njëzet e katër (24) bursa mujore për avancim studimor  në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë, me kohëzgjatje individuale nga 3 deri në 6 muaj, për kandidatët deri në moshën  26 vjeçare.


2. Tre (3) bursa një semestrale (secila për katër muaj) për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit"Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup dhe


3. Dy (2) bursa për ndjekjen e  kursit dyjavor veror në gjuhën sllovene për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup.

 

Këto bursa nuk janë të destinuara për kompletimin  e  shkallës   së plotë  të arsimit.


Informata më të hollësishme në lidhje me kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme, mënyra e aplikimit dhe afatet, mund të gjenden në ueb faqen në vijim:
https://studyinslovenia.si/study/exchange-programmes/

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rr.„Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54, 1000 Shkup është : deri më 15 Mars 2022.

Për informata shtesë mund të dërgoni në email: scholarships@cmepius.si
   

 


Personi për kontakt: Aleksandar Tutunovski, aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar