Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për nxënësit e arsimit fillor me temë “Botën që e dua në vitin 2023”
I.KUSHTET PËR PJESËMARRJE
Të drejtë pjesmarrjeje kanë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë nga shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Konkursi shpallet për garë në vizatim dhe të menduarit kritik përmes vizatimit.
II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Punimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohurisë së nxënësit, të inspiruar nga sfidat e të mësuarit për vitin shkollor vijues 2022/2023.
Konkursi publikohet për garë në vizatim në tri kategori dhe atë:
Kategoria e parë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë;
Kategoria e dytë për nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë;
Kategoria e tretë për nxënësit nga klasae shtatë deri në klasën e nëntë;
Formati i vizatimit duhet të jetë bllok A4.
Një nxënës mund të dërgojë vetëm nga një punim artistik individual në vetëm një kategori përkatëse me klasën në të cilën mëson nxënësi.
Punimi i nxënësit dërgohet në zarf të mbyllur. Punimi i nxënësit duhet të përfshijë shifrën, klasa dhe kategorinë për të cilën nxënësi aplikon. Në zarf të brendshëm të veçantë të shënuarme të njëjtën shifër të nxënësit të dorëzohen të dhënat e nxënësit (emri dhe mbiemri, klasa në të cilën mëson nxënësi, shkolla, komuna dhe numri i telefonit kontaktues i prindit/kujdestarit). Zarfi i brendshëm me të dhënat e nxënësit do të hapet vetëm për punimet e shpërblyera pas përzgjedhjes në kategori.
Punimi, së bashku me zarfin me të dhënat e nxënësit që e ka përgatitur, duhet të dorëzohet më së voni 10 ditë nga shpallja e konkursit, në zarf të mbyllur me shënimin e mëposhtëm: “Botën që e dua në vitin 2023”,
në adresën në vijim: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Kirili dhe Metodi” nr. 54 1000 Shkup
III.MËNYRA E PËRZGJEDHJES
Për përzgjedhjen e punimit më të mirë në secilën nga kategoritë e shënuara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komision të përbërë prej pesë (5) anëtarëve.
IV.NDARJA E SHPËRBLIMEVE
Ndahengjithsejtreçmimepërkatësepërsecilënngakategoritë, vetëmpërvendin e parëtëfituarpërveprënmëtëmirënëkategorinëpërkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i publikojë emrat e nxënësve të shpërblyer në ueb faqen e saj www.mon.gov.mk, më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2022.
Pjesëmarrësit e shpërblyer do të ftohen në takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do t`iu dorëzohetshpërblimi.