Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Janë hartuar ligjet e reja për arsimin e mesëm dhe për arsimin profesional dhe trajnim, qytetarët do të mund të kontribuojnë në krijimin e legjislacionit modern

MASH: Janë hartuar ligjet e reja për arsimin e mesëm dhe për arsimin profesional dhe trajnim, qytetarët do të mund të kontribuojnë në krijimin e legjislacionit modern

 

MASH: Janë hartuar ligjet e reja për arsimin e mesëm dhe për arsimin profesional dhe trajnim, qytetarët do të mund të kontribuojnë në krijimin e legjislacionit modern

 

 

Propozimi - Ligji për Arsimin e Mesëm Profesional është përgatitur nga grupi punues dhe i njëjti javën e ardhshme do të jetë i disponueshëm në sistemin ENER të qeverisë, me qëllim që të gjithë të interesuarit të kontribuojnë në krijimin e zgjidhjes më të mirë ligjore, në përputhje me përcaktimin e MASH për punë transparente dhe të përgjegjshme, dhe në të njëjtën kohë për hartimin e legjislacionit modern dhe evropian për përcaktimin e arsimit profesional dhe trajnimit në vend.

 

Për të mundësuar arsimin profesional që do të bashkëpunojë në tregun e punës, me ligjin e propozuar rregullohet koncepti i arsimit dual, ndërsa specifikohen dispozitat që kanë të bëjnë me arsimin praktik, veçanërisht të fituar tek punëdhënësi i njohur, me qëllim që të rritjet vëllimi dhe cilësia e tij.

 

Nëpërmjet zgjidhjeve të parapara në ligjin, po racionalizohen burimet e sistemit të arsimit profesional, ndërsa me qëllim tejkalimin e problemeve që dalin nga fragmentimi dhe dezintegrimi i institucioneve të arsimit profesional dhe trajnimit, të cilat deri më tani kanë pasur parasysh nevojat vendore, ndërsa jo ato rajonale. Duke marrë parasysh rolin qendror koordinues që luan Qendra për Arsim  Profesional dhe Trajnim, e cila po transformohet në Qendër për Zhvillimin e Arsimit Profesional, në mënyrë përkatëse bëhen edhe në kompetencat e saj, që të mund ajo t`i përgjigjet sa më mirë detyrave të reja të cilat i besohen.

 

Krahas Propozim-ligjit për Arsimin e Mesëm Profesional dhe Trajnim, Ministria e Arsimit përmes grupit punues të posaçëm ka hartuar ligj të ri për arsimin e mesëm. Krahas të drejtave dhe mundësive të shumta të reja për pjesëmarrësit në procesin arsimor në shkollat ​​e mesme, vend qendror në procesin e krijimit të tij është angazhimi i asistentëve arsimorë, sipas të njëjtit parim si në shkollat ​​fillore, gjegjësisht duhet të përfshihen në procesin mësimor si punonjës në shkolla, ndërsa jo, siç ka qenë praktika deri tani, që ata të angazhohen përmes projekteve ose në ngarkesë të prindërve të nxënësve me zhvillim atipik.

 

Propozim - Ligji për arsimin e mesëm së shpejti do të publikohet në sistemin ENER dhe i disponueshëm për sugjerime shtesë nga qytetarët, institucionet, organizatat dhe shoqatat civile të interesuara.

MASH shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë pjesëmarrësit në procesin e krijimit të zgjidhjeve ligjore si QSHP, BZHA, QAPT, shkollat ​​e mesme, partnerët ndërkombëtarë UNDP, USAID, OSBE, projekti “Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E @ mk” i financuar nga Ambasada Zvicerane, dhe odat ekonomike dhe inkurajon të gjithë të tjerët të kontribuojnë në miratimin e versioneve më të mira.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar