Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik njofton autorët se do të bëhet hapja e një pjese të shifrave në lidhje me KONKURSIN për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar, KONKURSIN për botimin e teksteve shkollore për vitin e II në arsimin e mesëm profesional katërvjeçar për lëndët në vazhdim:
1. Shoqëria për klasën e I në arsimin fillor nëntëvjeçar.
2.Gatimi për vitin e II PROFESIONI/SEKTORI: HOTELIERI DHE TURIZËM drejtimet/kualifikimet arsimore: teknik i hotelierisë arsimi i mesem profesional katërvjeçar.
Hapja e shifrave për lëndët mësimore të potencuara më lartë do të bëhet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr.Shën Kirili dhe Metodi" nr.54 - kati 13 me datë 12.12.2022 (E HËNË) duke filluar nga ora 11:00.