Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në përputhje me Konceptin e ri fillon procedura për përpilimin e teksteve për klasën e tretë për vitin shkollor 2023-2024, MASH-i shpall konkurs për autorë

Në përputhje me Konceptin e ri fillon procedura për përpilimin e teksteve për klasën e tretë për vitin shkollor 2023-2024, MASH-i shpall konkurs për autorë

 

Në përputhje me Konceptin e ri fillon procedura për përpilimin e teksteve për klasën e tretë për  vitin shkollor 2023-2024, MASH-i  shpall  konkurs për autorë

 

 

Vazhdon procesi i përpilimit  të teksteve dhe materialeve të reja mësimore për nxënësit e shkollave fillore, proces i cili është duke u reformuar sipas planit afatmesëm të veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve dhe palëve të tjera të përfshira. Ju njoftojmë se është shpallur thirrje për autorë për parashtrimin e propozimeve të teksteve shkollore  për lëndët mësimore për  klasën e tretë për vitin shkollor 2023-2024, për të cilët  Byroja për Zhvillimin e Arsimit tashmë ka përgatitur programe të reja mësimore.

Thirrja publikohet më herët se praktika e zakonshme e deritanishme, me qëllim që të sigurohet që procedura për miratimin e teksteve për klasën e tretë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake, në matematikë, shkenca natyrore dhe shoqëri, të përfundojë para fillimit të vitit shkollor shtatorin e ardhshëm.

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs e kanë të gjithë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm. Gjithashtu në konkurs  mund të marrë pjesë  autori me vetëm një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore dhe ai duhet të përgatitet sipas plan-programit mësimor  për klasën përkatëse dhe në përputhje me Konceptin për tekst shkollor pë arsim  fillor dhe të mesëm

Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore është 13 shkurt 2023.

Më shumë detaje për të gjitha kushtet shtesë, kriteret, dokumentacionin e nevojshëm  dhe mënyrën e dorëzimit mund t`i gjeni në linkun.

Reformimi i sistemit arsimor nacional  në fushën e arsimit fillor mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Programet mësimore dhe  tekstet e reja shkollore duhet të mundësojnë të mësuarit me kuptim, në vend të memorizimit faktik të të dhënave, si dhe të rrisin kreativitetin, inovacionin dhe të menduarit kritik tek të rinjtë.  Deri më tani janë përgatitur programet mësimore  dhe tekstet e  reja shkollore  për klasën e parë, dytë,  katër dhe klasën e pestë.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar