Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Konkurs për ndarjen e 4 bursave për studime deridiplomike( të rregullta), studime të magjistraturës , doktoraturës dhe specijalizime ( 1 bursë ndahet nga Qeveria e RP e Kinës dhe 3 bursa unilaterale) nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës

Konkurs për ndarjen e 4 bursave për studime deridiplomike( të rregullta), studime të magjistraturës , doktoraturës dhe specijalizime ( 1 bursë ndahet nga Qeveria e RP e Kinës dhe 3 bursa unilaterale) nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës

 

 

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin shkollor 2023/2024 ndanë 4 bursa për studime deridiplomatike  (të rregullta ), studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specializime (1 bursë e dhënë nga Qeveria e RP e Kinës dhe 3 bursa unilaterale ) 

Kandidatëve u kërkohet të aplikojnë online dhe të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme

- Fletëaplikim ( aplikimi është online në linkun  www.campuschina.org, numri i agjencisë 8071 formulari i plotësuar dorëzohet edhe në Ministri).

- Kopje e dokumentit për udhëtim: Kandidatët duhet të dorëzojnë kopje të skenuar të dokumentit valid për udhëtim    më së voni deri më datën - 1 mars 2024,

 - Kopje të dëftesave për përfundimin e arsimit të mesëm ( për studime të rregullta - deridiplomike ) të përkthyera në Gjuhën angleze ose  Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,

- Kopje të diplomës për kryerjen e studimeve të larta arsimore (studimeve të magjistraturës  dhe doktoraturës dhe specijalizime) të përkthyera në Gjuhën angleze ose Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,

Vërtetim për njohjes së gjuhës kineze - Certifikata HSK ose Gjuhë Angleze (Certifikata IELTS ose TOFEL) - Aplikantët për programet e gjuhës kineze duhet të dorëzojnë certifikatë të vlefshme HSK në përputhje me kërkesat përkatëse të njohjes së gjuhës kineze. Kandidatët për programet e mësuara në gjuhë të tjera duhet të sigurojnë certifikata përkatëse për njohjen e gjuhës në përputhje me kërkesat e universitetit (certifikata IELTS ose TOFEL),

Dokumentet e pranimit. Kandidatët për diploma të magjistraturës dhe doktoraturës si dhe për studime dhe specializime të rregullta duhet të sigurojnë dokumente pranimi të  lëshuar nga universitetet. Dokumentet e pranimit përfshijnë njoftimin e pranim, letër pranimi për pranimin nga universiteti i zgjedhur, ftesë nga profesorët. Kandidatët që do të sigurojnë dokumente për pranimin në universitet do të kenë përparësi për marrjen e bursës.

 

- Plani për studimet ( deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specijalizime dhe deri në 800 fjalë për studimet e  magjistraturës dhe doktoraturës),

 

- Dy rekomandime nga profesorët e  universitetit në gjuhën angleze dhe kineze ( studime magjistraturës, doktoraturës dhe specijalizimeve ),

- Certifikatë mjekësore (Foreigner Physical Examination Form) plotësohet në Gjuhën angleze dhe duhet t’i përmbajë të gjitha analizat e shënuara, të posedojë nënshkrim nga mjeku, vulë zyrtare nga insitucioni shëndetësor dhe fotografi të ngjitur të kandidatit dhe të jetë valid për 6 muaj.

 

- Kandidatët të cilët aplikojnë për studime nga fusha e muzikës dhe dizajnit duhet t’i bashkangjesin veprat e tyre të sistemit  Example of Art/Other Supporting Documents Kandidatët mund t`i dërgojnë materialet drejtpërdrejt  në mënyra të tjera në universitete. Certifikatë për mosgjykim mos të mos jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

Afati i fundit për regjistrim është më datë 10.02.2023 

Kandidatët të cilët do  të aplikojnë online për bursë nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës duhet të dorëzojnë kopje të fletëaplikimit (pika 1 nga dokumentacioni  i nevojshëm) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më datë 10.02.2023.

 

Informacione më të hollësishme mund të merren në nr.tel. 02 3140 185 / kontakt personi Ollga Dukovska- Atov, si dhe në ueb fаqet  http/www.campuschina.org ose http//en.csc.edu.cn/studyinchina.

Kandidatët e pranuar, do të fillojnë studimet nga shtator i vitit 2023.

Përzgjedhjen e kandidatëve do ta kryej Ambasada e RP të Kinës në Shkup.

 

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar