Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në mënyrë të vazhdueshme avancohen të drejtat e nxënësve me vështirësi, shkollat ​​bëhen mjedis inkluziv ku të gjithë fëmijët janë të barabartë

Në mënyrë të vazhdueshme avancohen të drejtat e nxënësve me vështirësi, shkollat ​​bëhen mjedis inkluziv ku të gjithë fëmijët janë të barabartë

 

Në mënyrë të vazhdueshme avancohen  të drejtat e nxënësve me vështirësi, shkollat ​​bëhen mjedis inkluziv ku të gjithë  fëmijët janë të barabartë

 

 

Strategjia Nacionale  për të drejtat e personave me vështirësi  2023-2030 përmban aktivitete të shumta për të cilat përgjegjëse është  Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa  synimi i tyre është ruajtja e vazhdimësisë së avancimit të të drejtave të të rinjve në kuadër të sistemit edukativo-  arsimor ndërsa shkollat  ​​të bëhen  mjedis inkluziv  ku të gjithë fëmijët  janë të barabartë.

 

Kjo u theksua në manifestimin e sotëm të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 3 -Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Vështirësi  në të cilën u promovua draft versioni i Strategjisë, i cili pasqyron vizionin dhe prioritetet e të gjitha institucioneve kompetente me qëllim të  përmirësimit të kushteve të jetesës stë personave me vështirësi  në të gjitha sferat  sociale.

 

MASH-i do të vazhdojë edhe në të ardhmen të fokusohet në përmirësimin e aksesueshmërisë së infrastrukturës arsimore, dhe në këtë drejtim u theksua se vitin e ardhshëm do të fillojë rikonstrukcioni i 118 shkollave fillore në vend, në të cilat, krahas punime të shumta  ndërtimore, do të përshtaten rampat hyrëse dhe tualetet për nxënësit me nevoja të veçanta.

 

Vazhdon angazhimi i asistentëve arsimorë në shkollat fillore, ndërsa së shpejti pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Mesëm edhe në Shkollat e Mesme, që është përgjegjësi e shtetit, e jo ngarkesë e prindërve.

 

Programet mësimore të reja që përgatiten në kuadër të reformës së arsimit fillor përmbajnë komponentë që synojnë inkluzivitetin, respektimin e diversiteteve, tolerancën dhe pranimin e çdo individi nga rrethi dhe mjedisi ku jeton dhe mëson.

 

Rikujtojmë se nga viti i kaluar MASH-i ka rritur shumën mujore të bursave për nxënësit me vështirësi në shkollat e mesme për 27% .

 

Draft versioni i Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Vështirësi 2023-2030 është përgatitur nga Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me vështirësi dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar