Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndet vendimin e kryetarit të Komunës së Gradskos për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore komunale ku ka ndodhur rasti i dhunës së bashkëmoshatarëve.
Inkurajojmë vetëqeverisjen lokale që të vazhdojë dhe intensifikojë aktivitetet për ndërtimin e mjedisit shkollor të qetë dhe harmonik në të cilin çdo fëmijë do të mund të arrijë potencialin e tij të plotë. Ky është në fakt një porosoi për të gjitha komunat dhe udhëhqësitë e shkollave në vend, sepse sjellja e dhunshme tek të rinjtë nuk duhet të jenë opsion.
Dënojmë çdo dhunë brenda dhe jashtë shkollave dhe në këtë drejtim, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, njësitë e vetëqeverisjes lokale, shkollat, partnerët e huaj dhe organizatat qytetare, punojmë në vazhdimësi për të ngritur ndërgjegjësimin e të rinjve për nevojën për sjellje tolerante dhe tejkalimin e konflikteve pa dhunë.