Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Urime për udhëheqësinë e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të vazhdojnë me arsimimin e suksesshëm të kuadrove cilësore

Shaqiri: Urime për udhëheqësinë e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të vazhdojnë me arsimimin e suksesshëm të kuadrove cilësore

 

Shaqiri: Urime për udhëheqësinë e  Universitetit Shtetëror të Tetovës, të vazhdojnë me arsimimin e suksesshëm të kuadrove cilësore

 

Të vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ministri i  Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i uroi  rektorit të sapozgjedhur Prof.dr. Kushtrim Ahmeti dhe Kryetarit të Senatit të Universitetit Prof.dr. Vullnet Ameti, në takimin e sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm Adem Beadini.

“Universiteti i Tetovës është institucioni i parë i arsimit të lartë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe me funksionimin e tij gati prej tre dekadash ka arritur të vendoset si një nga shtyllat e arsimit të lartë në vend. Besoj se lidershipi i ri do të vazhdojë me entuziazmin në zhvillimin akademik të brezave të studentëve, të cilët më pas do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe do të jenë bartës të prosperitetit dhe mirëqenies”, theksoi  ministri Shaqiri. 

Në takim u shkëmbyen mendime për disa çështje, ndër të cilat edhe  për  projektet kërkimore-shkencore që realizohen në Universitet.  Kërkesat për avancime të kuadrit mësimor dhe kuadrit tjetër, ministri Shaqiri theksoi se po shqyrtohen mundësitë me Ministrinë e Financave dhe se aty ku ekzistojnë kërkesa të nevojshme ka mundësi për realizimin e tyre. Në lidhje me përfshirjen e procesit mësimor të mjekëve nga Klinika e Tetovës është gjetur modaliteti dhe e njëjta çështje duhet të zgjidhet së shpejti.

[ Friday, December 2, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar