Për të ashtuquajturat aftësi të gjelbërta flitet veçanërisht në periudhën e fundit me shfaqjen e krizës energjetike jo vetëm në vend, por edhe në botë. Ato janë të rëndësishme për ruajtjen drejt resurseve natyrore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve prandaj institucionet arsimore duhet të mundësojnë përvetësimin e tyre. Kështu do të mundësohet rritja e gjelbërt, e cila sërish inkurajon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu në panelin e diskutimit dhe prezantimin e konstatimeve kryesore nga Analiza e gjendjeve me shkathtësitë e gjelbërta në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo sfidë kërkon investime të zgjuara dhe koordinim të mirë të të gjithë palëve të përfshira nga sektori publik, privat dhe ndërkombëtar. Prandaj është i rendësishëm që sistemi arsimor t`i njohë nevojat për tranzicion të gjelbërt dhe të sigurojë resurse për ballafaqimin e ndryshimeve klimatike, tha Aliu.
Ta ruajmë shëndetin u shpreh ai, shëndeti është planetit ynë, shëndeti publik, ne duhet të integrojmë qëndrueshmërinë në sistemet nacional për arsimin dhe trajnimin. Arsimi dhe trajnimi u mundësonë nxënësve të zhvillojnë kompetenca dhe të fitojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet e domosdoshme për të vlerësuar me të vërtetë planetin tonë dhe të ndërmarren masa për ruajtjen e saj. Ajo do të ndihmojë në tranzicionin drejt ekonomisë dhe shoqërisë më të drejtë dhe më të gjelbërt.
Zëvendësministri në fjalimin e tij theksoi se ka filluar programi arsimor më gjithëpërfshirës për mbrojtjen e mjedisit jetësor me trajtimin e qasjes gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Deri më tani, me integrimin e arsimit për mjedisin jetësor dhe ndryshimeve klimatike në programet mësimore janë përfshirë 121 mësimdhënës, dhe janë formuar në mënyrë plotësuese 80 komunitete profesionale për mësim në 40 kopshte dhe 40 shkolla fillore.
Ky program parashehë inovacione sociale dhe iniciativa të udhëhequra nga të rinjtë për rritjen e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe krijimin e rrjetit për mësim ndërmjet shkollave dhe institucioneve relevante nacionale të cilët punojnë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
- Arsimi i qëndrueshëm shkon përtej përfshirjes së temave për mjedisin jetësor në programet mësimore. Në këtë drejtim në dy vitet e fundit është rritur interesimi për verifikimin e programeve të veçanta për arsimin joformal për vende pune të gjelbërta. Aktualisht kemi më shumë se 10 programe të certifikuara për arsimit joformal për kualifikimet e gjelbërta siç janë: menaxhimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme, përdorimi i sistemeve të paneleve diellore, mirëmbajtja e sistemeve fotovoltaike, puna me sistemet BIM etj., shtoi Aliu.
Komisioni Evropian, rikujton zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës,se të mësuarit për qëndrueshmërinë ekologjike e përcaktojnë si një nga prioritetet për vitin e ardhshëm dhe për këtë është krijuar edhe korniza evropiane e kompetencave për qëndrueshmërinë e GreenComp.
- Besoj se me implementimit e këtij programi mund t’i ndihmojmë kuadrit mësimorë dhe nxënësit të përfshihen në tema të lidhura me qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor dhe njëkohësisht t`i inkurajojmë të gjejnë mënyra të reja të të menduarit, të fokusuara në qëndrueshmëri, me çka do të mund të përmirësojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e të menduarit për të vepruar me empati për kujdes më mirë për planetin Tokë, tha Aliu.