Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Tekstet shkollore për nxënësit e klasave të ulëta kanë përdorim të njëhershëm, pjesa tjetër e teksteve sipas Ligjit përdoret më së shumti 5 vjet

Tekstet shkollore për nxënësit e klasave të ulëta kanë përdorim të njëhershëm, pjesa tjetër e teksteve sipas Ligjit përdoret më së shumti 5 vjet

 

Tekstet shkollore për nxënësit e klasave të ulëta kanë përdorim të njëhershëm, pjesa tjetër e teksteve sipas Ligjit përdoret më së shumti 5 vjet

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në përputhje me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të gjitha tekstet shkollore mund të përdorenshumti 5 vjet, me përjashtim të  klasës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe tekste shkollore të caktuara nga klasat më të larta në të cilat ka përmbajtje që nxënësi i plotëson me shkrim, ngjyrosje, prerje dhe ngjitje të cilat përdoren  njëherë.

 

Tekstet shkollore dhe të gjitha materialet e tjera mësimore që i ofrojnë institucionet kompetente në fushën e arsimit të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe të cilat janë të përgatitura në bazë të programeve mësimore, kanë për qëllim fillimisht t`iu ndihmojnë nxënësve në përvetësimin e materies mësimore dhe marrjen e njohurive të aplikueshme përmes mësuarit me kuptim, por edhe për të inkurajuar kreativitetin e tyre dhe menduarit kritik.

Për arritjen e këtyre synimeve është e nevojshme realizimi i plotë i programeve mësimore, ndërsa të cilat ndër të tjera parashikojnë plotësimin e përmbajtjeve në pjesë të teksteve shkollore. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në realizimin e procesit arsimor, që të mos kufizojnë përdorimin e teksteve shkollore dhe plotësimin e përmbajtjeve në kuadër të atyre që parashikohen për plotësimin nga ana e nxënësve.

Nuk ka nevojë të shtypen tekstet shkollore, të cilat janë të disponueshme në formë elektronik në       www.e-ucebnici.mon.gov.mk.   Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon edhe në të ardhmen të prokuron tekste shkollore krejtësisht të reja për nxënësit më të vegjël të shkollave fillore dhe t`i zëvendësojë ato me klasat tjera të cilat nuk mund të përdoren për shkak të dëmtimit të tyre.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar