Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në takim koordinues me Delegacionin e BE-së në Shkup për krijimin e disa zgjidhjeve të reja ligjore

Shaqiri në takim koordinues me Delegacionin e BE-së në Shkup për krijimin e disa zgjidhjeve të reja ligjore

 

Shaqiri në takim koordinues me Delegacionin e BE-së në Shkup për krijimin e disa zgjidhjeve të reja ligjore

 

 

Në drejtim të avancimit të të drejtave dhe mundësive të disa kategorive të qytetarëve në fushën e arsimit, MASH, së bashku me disa institucione të tjera, ekspertë, organizata partnere vendase dhe ndërkombëtare, po punon për krijimin e disa ligjeve të reja. Së shpejti do të kemi ligj të ri për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, si dhe Ligjin për Arsimin e të Rriturve. Ato janë vënë në konsultim publik përmes sistemit ENER të qeverisë, ndërsa kemi edhe version fillestar të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm. Qasja inkluzive që e zbatojmë me siguri do të japë rezultate, gjegjësisht do të mundësojë miratimin e versioneve më të mira të zgjidhjeve ligjore.

 

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në takimin e sotëm koordinues me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ku diskutohej për statusin e zbatimit të aktiviteteve projektuese për reforma në sektorin “Të rinjtë për BE-në”, financuar nga Bashkimi Evropian.

 

“Arsimi është fushë për të cilën jemi veçanërisht të përkushtuar si Qeveri. Shumë burime janë përqendruar në avancimin e sistemit arsimor kombëtar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet. Veprojmë nga disa aspekte, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës arsimore, përgatitjen e programeve të reja mësimore sidomos në arsimin fillor dhe të mesëm, ngritjen e motivimit të mësimdhënësve dhe krijimin e rregulloreve të reja ligjore që do të tejkalojë  barriera të caktuara me të cilat tani po përballemi", tha Shaqiri.

 

Ministri shprehu mirënjohjen e tij për BE-në, por edhe për UNICEF-in, UNDP-në, USAID-in, OBSE-në, Oda e Artizanateve, Helvetas, Odat  ekonomike, MCGO-në dhe të gjithë mbështetësit e tjerë vendas dhe të jashtëm që marrin pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e shtetit.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar