Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Dorëzohen një pjesë e tekstetve shkollore të reja të botuara për arsimin fillor, vazhdojmë me sukses shtypjen dhe shpërndarjen e tyre

MASH: Dorëzohen një pjesë e tekstetve shkollore të reja të botuara për arsimin fillor, vazhdojmë me sukses shtypjen dhe shpërndarjen e tyre

 

MASH: Dorëzohen një pjesë e  tekstetve shkollore të  reja të botuara për arsimin fillor, vazhdojmë  me sukses shtypjen dhe shpërndarjen e tyre

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se dorëzimi i teksteve shkollore  për klasat e parë, të dytë, të katër dhe të pestë në arsimin fillor bëhet në përputhje me  dinamikën e  përcaktuar. Tanimë  përfundoi dorëzimi i teksteve  shkollore sipas marrëveshjes  së parë për botimin, ku përfshihen tekstet shkollore  për klasën e katërt  gjuhë-maqedonase dhe matematikë, në gjuhën mësimore maqedonase dhe tekstet në gjuhën turke për klasën e katërt dhe të pestë në gjuhën mësimore turke.

 

Dorëzimi i teksteve shkollore sipas marrëveshjes  së dytë dhe të tretë do të zhvillohet këtë javë pune. Bëhet fjalë për 18 tekste shkollore edhe atë:

- në gjuhën mësimore maqedonase: gjuha maqedonase për klasën e parë dhe të dytë, matematika për klasën e parë, shkencat natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt, histori dhe shoqëri për klasën e katërt dhe të pestë;

- në gjuhën  mësimore turke: Teksti mësimor i gjuhës turke për klasën e parë dhe të dytë,

-në ​​gjuhën  mësimore shqipe: teksti i matematikës për klasën e katërt dhe tekstet e gjuhës shqipe për klasat e dytë, të katërtë dhe të pestë;

- në gjuhën mësimore serbe : Tekstet shkollore të  gjuhës serbe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë dhe tekstin shkollor   matematikës për klasën e katërt.

 

Menjëherë pas kësaj fillon dorëzimi i teksteve shkollore pas marrëveshjes  së katërt, edhe atë  teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasën e parë, shkencave natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt dhe historis dhe shoqëri për klasën e katërt dhe të pestë, të gjitha në Gjuhë mësimore shqipe.

 

I njoftojmë nxënësit dhe prindërit se tekstet e reja  shkollore do të jenë të disponueshme edhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e- tekstet shkollore  www.e-ucebnici.mon.gov.mk Ju bëjmë thirrje prindërve që të mos bëjnë shpenzime të panevojshme dhe të kopjojnë tekstet shkollore, sepse tekstet e printuara do të jenë në dispozicion të çdo nxënësi pa pagesë.

Menjëherë pas shtypjes dhe dorëzimit të teksteve shkollore  për arsimin fillor, vazhdon shtypja e disa teksteve shkollore të reja për arsimin e mesëm profesional. Në ndërkohë, MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, në vazhdimësi vazhdon të investojë në programe mësimore dhe tekste shkollore të reja, sepse ky është një nga kushtet bazë  për një proces cilësor arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar