Fillimi i investimit kapital me të cilin Universiteti “Nënë Tereza” më në fund do të bëhet me kampus ky është rezultat i angazhimit i të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të mëparshëm dhe të tanishëm të universitetit, të shumë intelektualëve shqiptarë, faktorëve politikë dhe në veçanti partisë që unë e përfaqësoj. Me përpjekje të përbashkëta u mor vendim institucional, gjegjësisht Qeveria vendosi që në muajin prill institucionit të arsimit të lartë t`i ndajë lokacion ku objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe studentëve nga ky universitet .
Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në vënien e gurthemelit të sotëm për ndërtimin e kampusit universitar siç u shpreh ai universitetit të parë në kryeqytet që ka studime me mësim të plotë në gjuhën shqipe.
“ Pres që aktivitetet ndërtimore të përfundojnë sa më shpejt, sepse për hirë të vërtetës mungesa e hapësirës dhe kushtet, paraqet pengesë të madhe në realizimin e mësimdhënies, ndërsa me tejkalimin e këtyre pengesave do të ngritet motivimi për punë sikurse tek kuadri mësimor-shkencor, poashtu edhe tek studentët, tha Shaqiri se për punën e Univerisitetit „Nënë Tereza“ kam vetëm lëvdata.
“Përgjatë këtyre 6 viteve gjegjësisht qëkur u themelua dhe filloi me punë, janë arritur shumë synime të përcaktuara që janë pjesë e vizionit dhe misionit të institucionit të arsimit të lartë dhe tashmë është vendosur në fushën e edukimit akademik si subjekt që nxjerr kuadro të përgatitura për përfshirje të suksesshme në shoqërinë tonë. Më gëzon fakti që këtu po shkollohen gjithnjë e më shumë student nga vendi dhe rajoni kështu që kjo dëshmon se cilësia e njohurive dhe shërbimeve arsimore që ofron ky universitet janë të njohura edhe më gjerë përkatësisht përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut,potencoi Ministri
Kjo është krenari e madhe veçanërisht për ne shqiptarët dhe për këtë është zgjedhur pikërisht 28 Nëntori – Dita e Flamurit të Shqiptarëve për të nisur këtë investim. Siç u shpreh Shaqiri universiteti e forcon arsimimin në gjuhën shqipe, e cila po përballej me sfida të ndryshme, ndërsa ndër sfidat më të mëdha ishte themelimi i universitetit të parë shqiptar në kryeqytet.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se më efikas është edukimi në gjuhën amtare, kështu që përmes 5 fakulteteve, 36 programeve studimore, ndërsa mbi 3000 studentëve iu mundësua të mësojnë në gjuhën e tyre amtare shqipe. Kjo histori e suksesshme pres që të vazhdojë edhe në të ardhmen, përkatësisht kontributi i Universitetit drejt zhvillimit dhe shkencës në arsimin e lartë, ndërsa me këtë edhe në zhvillimin e shoqërisë në tërësi. Nga ky universitet tanimë kanë dalë gjenerata të mira që janë të përfshira në krijimin e ndryshimeve për një të nesërme sa më të mirë, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës