Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2023/2024

Konkurs për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2023/2024

 

KONKURS

për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë

në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2023/2024

 

Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës Çeke, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin në bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për  Shkëmbim në fushën e studimeve Universitare (CEEPUSIII - Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të participojnë, si koordinatorë apo partnerë, në rrjetet universitare CEEPUS III nga fusha të ndryshme. Rrjetin CEEPUS e përbëjnë të paktën tre vende anëtare të programit CEEPUS, ku një anëtar e ka rolin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorët dhe partnerët e rrjetit mund të jenë institucionet e arsimit të lartë dhe vendet anëtare shoqëruese të tyre.

 

Programi ka për qëllim të promovojë lëvizshmërinë e studentëve dhe kuadrit mësimor, dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta (Joint degree).

 

Mënyra e vetme e aplikimit është  online në www.ceepus.info.

 

Afati i fundit për aplikim është  15 janar  2023.

 

Për informata më të hollësishme, kontaktoni në Zyrën Kombëtare të CEEPUS zyra pranë  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose në  e-mail: olga.dukovska@mon.gov.mk.

 

Linku : Informatat  më të hollësishme për mënyrën e aplikimit :

https://www.ceepus.info/files/2022/guideline_NW_applicationround_23_24.pdf

 

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar