Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të rregulltë rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimorë 2022/2023

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të rregulltë rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimorë 2022/2023

 

Në bazë të nenit  49 paragrafit  5 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16 dhe 64/ 18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20 dhe 302/20) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave për studentë     rregulltë rom të regjistruar studimet universitare të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2022/2023, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen  e bursave për studentë të rregulltë rom të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimorë 2022/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor  2022/2023 do të ndajë gjithsej 135 bursa për studentë të rregulltë  rom të  regjistruar në studimet e ciklit të parë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

     I .KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENTË -PËR STUDENTËT  ROM

  drejtë  për bursë kanë studentët  të regjistruar në studimet e ciklit të parë të cilët studiojnë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë këto kushte:

1. Të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike  rome;

2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione, ente apo kompani të tjera.

II.KRITERET PËR NDARJEN  E BURSËS PËR STUDENTË- PËR STUDENTËT ROM

Bursët për studentët rom do të ndahen sipas kritereve në vijim:

 1. Rezultati mesatar i arritur i kandidatit nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm, për studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve;

2. Rezultati mesatar i arritur nga të gjitha vitet e kaluara të studimit ,për studentët që studiojnë në të gjitha vitet e tjera;

3. Të jenë studentë të rregullt të ndonjë prej institucioneve të arsimit të lartë publik ose privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2022/2023;

4. Prioritet gjatë zgjedhjes do të kenë studentët romë që studiojnë në fakultetet publike ose private në Republikën e Maqedonisë së Veriut që arsimojnë  kuadrin mësimor.

Studentët të cilët në vitin studimorë  2021/2022 kanë qenë shfrytëzues  të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe nuk janë regjistruar në semestrin e ardhshëm ose në  vit më të lartë studimit  nuk kanë të drejtë për bursë në vitin  akademik  2022/2023.

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës është 5000 denarë në muaj ,për nëntë muaj gjatë një viti studimor.

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Studentë të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë  fletëparaqitje në formë elektronike dhe \ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës: http://e-uslugi.mon.gov.mk prej datë 24.11.2022 deri më 9.12.2022. Dokumentet e nevojshme për aplikim janë si në vijim:

 

A) Për studentët e regjistruar në vitin e parë studimor  nevojiten  dokumentet në vijim:

3. Vërtetim për student të rregullt në vitin studimorë 2022/23;

4. Dëftesa  origjinale të skanuara nga të gjitha 4 vitet e arsimit të mesëm

8. Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

9. Llogaria rrjedhëse  në emër të studentit.

 

B) Për studentët nga të gjitha vitet e tjera studimore, nevojiten  dokumentet në vijim :

3. Vërtetim për student të rregullt në vitin studimorë 2022/23;

4. Indeksi i skanuar;

5. Vërtetim për provimet e dhëna;

9. Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

10. Llogaria rrjedhëse  në emër të studentit.

Aplikimi i pakompletuar dhe jo i plotësuar nuk do të shqyrtohet  në proces dhe  e njëjti nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët që kanë aplikuar në konkurs.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar