Në bazë të Ligjit për subvencionimin e racionit për student (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020 dhe 150/2021 dhe 251/22) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e deklaratës për saktësinë e të dhënave të shënuara dhe për formën e përmbajtjes së formularit të fletëparaqitjes për marrjen e të drejtës për subvencionimin e racionit për student (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 299/20 dhe 164 /21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
Për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2022/23
Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vijim të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për student
1. Të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
2. Të cilët janë student të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private:
3. Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune;
4. Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe
5. Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vend për vitin vijues.
I. Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për student.
Udhëzime për futjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit së subvencionimit të racionit për student
Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë “Aplikacionet e mia”
Për ndihmë gjatë aplikimit , shikoni videon në vijim: VIDEO (mënyra e aplikimit)
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron dëshmitë nga institucionet kompetente ( MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për student në fakultete), që kanë të bëjnë me kushtet për aplikimin për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për student për çdo kandidat individualisht.
II. Afati për aplikim
Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.
Pas skadimit të afateve të aplikimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftojë në mënyrë elektronike secilin kandidat për statusin e aplikimit.
Pas përfundimit të afatit për aplikim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftojë secilin kandidat për statusin e aplikimit në formë elektronike.
III. Informata tjera
Pagesa për subvencionimin e racionit për student bëhet në llogarinë rrjedhëse të studentit i cili ka realizuar të drejtën e subvencionimit të racionit për student edhe atë në çdo muaj, në shumë të barabartë prej 120 denarë në ditë për çdo ditë pune në muaj përveç për festat shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune. Të drejtën e subvencionimit të racionit për student shfrytëzuesi nuk mund ta realizojë në periudhën prej 1 korrik - 14 shtator në vitin në të cilin ka fituar të drejtën e subvencionimit të racionit për student.
Ministria nga evidenca e shfrytëzuesve të subvencionimit të racionit për student e largon personin i cili nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për student.
Pas realizimit të kontrollit të të dhënave për student të cilët i plotësojnë kushtet në bazë të thirrjes publike, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën që fillon prej 15 shtator dhe në vazhdim për sa kohë studenti i plotëson kushtet sipas kësaj thirrjeje publike.
Për të gjitha pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet e mëposhtme:
subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.