Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për qëndrime të shkurta studimore në Britani të Madhe për vitin 2023

Bursa për qëndrime të shkurta studimore në Britani të Madhe për vitin 2023

 

 

 Fondi i Britanisë së Madhe për Bursa –British Scholarship Trust ndan deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtra studimore (nga 1 – 3 muaj) për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor në Britaninë e Madhe për vitin 2023.

Bursa është 1000 funta në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1200 funta për institucionet në Londër për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit dhe ushqimit, Shpenzimet e udhëtimit i mbulon  kandidati.

 

 

 

Kushtet për aplikim: 

-Të kenë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00;

– Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;

– Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç në vitin akademik të qëndrimit studimor;

Të ketë siguruar pëlqim nga institucioni i përshtatshëm nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

1. Lutje , përfshirë adresën e banimit, e-meil adresën dhe nr . e telefonit ;

2. Biografia (CV);

3. Propozim Programi për hulumtim, në njërën anë, formati A4;

4. Pëlqimi i institucionit nga Britania e Madhe për pranimin e qëndrimit studimor;

5. Kopje të diplomës për arsimin e kryer;

6. Dy rekomandime nga profesorët universitarë ose hulumtues, në zarfe të mbyllura;

7. Vërtetim për njohje të gjuhës angleze ( TOEFL, IELTS ose të ngjashme) и  

8.    Aplikim të plotësuar të ndërmarrë nga www.britishscholarshiptrust.org dhe dy fotografi.

 

Aplikimi i plotësuar dhe dokumentet tjera të nevojshme duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në gjuhë angleze, në adresën:

rr. „Shën Krili dhe Metodi“, nr.54, 1000 Shkup,

Seksioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 01 mars 2023

Informata më të hollësishme mund të sigurohen përmes www.britishscholarshiptrust.org ose në email: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar