Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aliu: Bashkë me sektorin joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare, MASH përforcon kapacitetet inkluzive të sistemit nacional arsimor

Aliu: Bashkë me sektorin joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare, MASH përforcon kapacitetet inkluzive të sistemit nacional arsimor

 

Aliu: Bashkë me sektorin joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare, MASH përforcon kapacitetet inkluzive  të sistemit nacional arsimor

 

 

             Që të mund më  lehtë të përballen me sfidat që lidhen me inkluzivitetin, 15 drejtorëve të shkollave fillore dhe 15 të mesme kanë ndejkur trajnimin në kuadër të Projektit për përforcimin e kapaciteteve të drejtorëve për ndërtimin e kulturës inkluzive shkollore, i cili është implementuar në dy vitet e fundit nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi" dhe Qendra maqedonase për arsimimin qytetar QMAQ dhe 7 organizatat ndërkombëtare. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu në ngjarjen përmbyllëse të projektit, tha ndërtimi i shkollave në të cilat çdo fëmijë  ndjehet i mirseardhur, ku nxënësit  ndihmojnë njëri-tjetrin ndrësa mësimdhënësitë bashkëpunojnë në realizimin e programeve, shkolla në cilat prindërit janë partnerë në realizimin e procesit edukativo-arsimor, ndërsa autoritetet lokale veprojnë në mënyrë strategjike për përmirësimin e arsimit, është  qëllim prioritar si i  Ministrisë së   Arsimit dhe Shkencës ashtu  edhe i Qeverisë.

 

           “Roli i drejtorëve në gjithë këtë proces është thelbësor dhe pikërisht ky është kuptimi i këtij projekti. Besoj se drejtimet për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve  inkluzive, të cilat janë rezultat i Projektit, do të përfshihen në politikat e ardhshme të Ministrisë dhe do të kontribuojnë në krijimin e shkollave të përshtëshme për çdo fëmijë si kusht për arsim më cilësor dhe më bashkëkohor theksoi Aliu, duke  shtuar se  Ministria janë të përkushtuar që të ndërtojmë  sistem arsimor të themeluar në mosdiskriminimin, respektimin e diversitetit dhe arsimin inkluziv

 

          Gjatë viteteve të fundit, MASH intensifikoi ndryshimet në sistemin nacional arsimor me qëllim  që t’i   përafrojë tek ato evropiane, të cilët  prodhojnë kuadër cilësor por njëkohësishtë nuk i lënë fëmijët jashtë sistemit. Zëvendësministri deklaroi se janë duke u përgatitur programe të reja, janë duke u përgatitur tekste të reja shkollore,   po rriten investimet kapitale ndërsa  me ç’rast, të gjitha ndryshimet mbajnë vulën e inkuzivitetit.

        Institucionet arsimore  fitojnë mjete  për rikonstrukcion vetëm nëse janë të  aksesueshme, angazhojmë  asistentë arsimorë si zgjidhje sistemore  dhe çdo vit ritet  numri i tyre. Në fushën e arsimit të mesëm, është  përgatitur  version fillestar i ligjit krejtësisht të ri, dhe është  formuar  grup pune për Ligjin për Arsimin e Lartë.Në mënyr Sistematike i  zgjedhim sfidat e fëmijëve të cilët kanë tejkaluar moshën, për të cilën  propozuam ndryshime në Ligjin për Arsimin e të Rriturve, Potencoi Aliu.

Duke u nisur nga qëndrimi se inkluzioni nuk ka kufi, Aliu tha se qëllimi i të gjithë pjesmarësve  në procesin arsimor është  - arsim cilësor që do t`i mundësojë çdo fëmije, në pajtim me nevojat dhe aftësitë e tij, që të arrijë maksimumin e tij. Ky është kusht i domosdoshëm  për përforcimin e kapitalit njerëzor të këtij vendi dhe ndërtimin  e një të ardhme  me presporitet  për të gjithë qytetarët.

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar