Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ndahen 3000 bursa për student, në Konkursin për vitin akademik 2022-2023 janë paraparë tre kategori të reja të bursave

Ndahen 3000 bursa për student, në Konkursin për vitin akademik 2022-2023 janë paraparë tre kategori të reja të bursave

 

Ndahen  3000 bursa për student, në Konkursin  për vitin akademik 2022-2023 janë paraparë  tre kategori të reja të bursave

 

 

Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk është publikuar Konkursi për ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2022-2023. Janë paraparë të ndahen 3000 bursa ndërsa  këtë vit janë paraparë tre kategori të reja, të cilat janë rezultat i informatave  për mungesën e kuadrit  në fusha të caktuara.

 

Për herë të parë do të ndahen 30 bursa për student të regjistruar në programet studimore në fushën e shkencave të bujqësisë  veterinarisë  dhe pylltarisë . Risi këtë vit është  edhe ndarja e  15 bursave për studime deridiplomike për përkthim -interpretim  nga gjuha maqedonase    gjuhën shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim - interpretim nga gjuha shqipe në  gjuhën maqedonase  dhe anasjelltas (gjuhë joamtare). Gjithashtu, 15 bursa janë paraparë për herë të parë për studentët e regjistruar në studime deridiplomike  në historinë e artit , arkeologji, art figurativ  dhe etnologji si dhe  antropologji.

 

Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt  nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike,  shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës.

 

Për studentët  e regjistruar në programet e studimore  të gjuhës  maqedonase, letërsinë maqedonase dhe letërsinë  sllave të jugut janë paraparë 15 bursa.

 

Janë paraparë 500 bursa për studen të regjistruar në programet studimore  në fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencat e  mjekësisë dhe  të cilët kanë arritur notë mesatare më së paku  8.00 nga viti i parë deri në vitin vijues studimor.

 

 

40 bursa do të ndahen për studentët e regjistruar në programet studimore - Kimi, 30 bursa  për studentët e regjistruar në programin studimor- Fizikë dhe 30 bursa për programin  studimor - Matematikë.

 

Janë paraparë gjithashtu edhe 30 bursa për student të regjistruar  në vitin e parë në programet  studimore në institucionet e arsimit të lartë  për arsimimin  e kuadrit mësimor në edukimin  parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

 

Në Konkurs janë shenua të  gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim me qëllim të realizimit të të drejtës së shfrytëzimit të bursave nga të gjitha  kategoritë. Këtë vit aplikacioni është vetëm në formë  elektronike përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikacionet në letër përmes arkivit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk do të pranohen. Afati i aplikimit fillon sot dhe zgjat deri më 5.12. 2022.

 

Të gjitha kategoritë e bursave ndahen për nëntë muaj gjatë vitit studimor  dhe në vlerë prej 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për programet studimore - Kimi, Fizikë dhe Matematikë, si dhe bursat e reja për shkencat  e bujqësisë, veterinarisë  dhe pylltarisë, të cilat arrijnë në 18.000 denarë në muaj .

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar