Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2022/2023

Konkurs për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2022/2023

 

Konkurs për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2022/2023

 

Konkurs për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2022/2023

 

          bazë të nenit 49 paragrafit 1 i Ligjit për Standardin e Studentëve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19) dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 124/19, 248/20 dhe 302/20) dhe neni 2 i Rregullores për llojin e bursave për student dhe mënyrën e ndarjes së bursave për student ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 258/20 dhe 160/21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS

për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e studimor 2022/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e studimor 2022/2023 ndanë bursa për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas grupeve në vijim:

a)    Grupi i parë – 1.470 bursa  për student të rregullt në kategorinë sociale të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

b)    Grupi i dytë:

 - 770 bursa (724 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 46 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë), për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 8.50 ndërsa të cilët janë regjistruar në fakultetet nga fusha shkencore e shkencave teknike -teknologjike (p.sh. makineri, elektrotreknikë, energjetikë, gjeodezi, ndërtimtari dhe menaxhimin e ujrave, metalurgji, xehetari, inxhinieri tekstili etj.) fusha shkencore e shkencave bioteknike (p.sh. mjekësi veterinare, bletari, pemëtari etj.) dhe fushave shkencore të shkencave të mjekësisë dhe shëndetësisë, ndërsa për studentët e fakulteteve të fushës shkencore të shkencave shoqërore dhe të fakulteteve të fushës shkencore të shkencave humane të kenë arritur së paku 9.00 sukses mesatar nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar;

 

-85 bursa (80 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 5 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë), për student të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim edhe atë për student të regjistruar në programet  studimore në informatikë të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 9.00;

- 15 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë,  të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 8,00 edhe atë për student të regjistruar në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi të sllavëve të jugut.

- 15 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë,  të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.50 edhe atë për student të regjistruar në programet studimore - historia e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologji, me bursë  mujore prej 6.050 denarë për nëntë muaj në vit;

- 15 bursa  për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë,  të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.50  edhe atë për student të regjistruar në programet studimore -përkthim dhe interpretim, nga gjuha maqedonase në gjuhën  shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë jo amtare), me bursë mujore prej 6.050 denarë për nëntë muaj në vit.

c) Grupi i tretë

 

- 500 bursa (480 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 20 bursa për student të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë) për student të regjistruar në programet studimore nga fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkenca të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I deri në vitin vijues studimor  të regjistruar së paktu 7.00.

 

- 130 bursa  për studentë të regjistruar në studime deridiplomike  në  ciklin e parë në universitetet publike dhe private  dhe institucionet e arsimit të lartë, të cilët kanë arritur sukses mesatar  7.00 nga viti i I  deri në vitin vijues studimor të regjistruar, ndërsa  janë regjistruar në programet studimore - Kimi, Fizikë dhe Matematikë, gjegjësisht  8.00 në  programet studimore  në fushën e shkencave të bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë edhe atë:

 

- 40 bursa për studime - kimi,

- 30 bursa për studime - fizikë,

- 30 bursa për studime - matematikë dhe

- 30 bursa për studime – shkenca të bujqësisë, veterinarisë dhe të pylltarisë

 

ç) Grupi i katërt

 

-30 bursa për student të regjistruar në vitin e I në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit për mësimdhënës në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

 

I.                          KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENT

Të drejtën e bursës e kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e pare të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1. të jenë student të rregullt;

2. të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve;

3. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucionet ose kompanitë e tjera;

4. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

a) Grupi i parë - bursa për student të kategorisë sociale

 1. Sukses i arritur nga vitet e mëparshme studimore deri në vitin vijues 2022/2023 për të gjitha programet studimore.

2. Për kriterin - mundësi materiale të studentëve dhe familjeve të tyre, merren të ardhurat e përgjithshme mujore për anëtar të familjes së studentit (pagat mujore neto dhe të ardhurat vjetore me baza të ndryshme të paraqitura  në formularin e Drejtorisë për të Ardhurat Publike si veprimtari bujqësore; veprimtari ekonomike, të drejtat e autorit, lëshimi i hapësirës dhe të ardhura të tjera) në raport me pagën mesatare të paguar mujore neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës. Për ata student për të cilët për të ardhura mujore të familjes sipas anëtarëve të cilët janë mbi 75% nga paga mujore e paguar net në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk fitohen pikë dhe me atë bazë do të përjashtohen nga ky grup i bursave.

3. Studentët të cilët deri në moshën 18 vjeçare ishin pa përkujdesje prindërore, studentët që kategorizohen si persona me nevoja të veçanta, student - fëmijë të prindit vetushqyes, student - fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe student – fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit me bazë të tepricave teknologjike për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë nën pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut marrin 10 pikë shtesë.

 

5. Studentët të cilët nuk i kanë kaluar së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të rangohen. Për studentët të cilët studiojnë në univerzitetet publike dhe universitetet private dhe në institucionet e arsimit të lartë, ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara do të marret parasysh kriteri të kenë dhënë vetëm dy provime më pak se numri i përgjithshëm   provimeve të parapara.

6. Dokumentet e studentëve, që marrin 0 pikë me bazë të kriterit të mundësive materiale (të paraqitura në pikën 2 të këtij grupi) nuk do të shqyrtohen.

7. Studentët që marrin pjesë në Programin për sigurimin e tutorit/kujdestarit të nxënësve nga arsimi fillor.

8. Nëse paraqiten më tepër kandidat me numër të njëjtë pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitet më të larta të studimeve.

 b) Grupi i dytë - bursa për student të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në të mësuarit

1. Suksesi i arritur nga vitet e mëparshme studimore deri në vitin vijues 2022/2023 për të gjitha programet studimore.

2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 90% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të reangohen. Për studentët që studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë, ku numri i përgjithshëm të provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë dhënë së paku 90% të provimeve të parapara do të merret kriteri të kenë dhënë vetëm një provim më pak se numri i përgjithshëm i provimeve të parapara.

3. Nëse nuk plotësohet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve  nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët që plotësojnë kushtet nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë dhe anasjelltas, nëse nuk plotësohet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve  nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë.

4. Studentët që marrin pjesë në Programin për sigurimin e tutorit/kujdestarit të nxënësve nga arsimi fillor marrin 10 pikë shtesë.

5. Nëse ka më tepër kandidatë të paraqitur me numër të njëjtë pikësht, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitet më të larta studimore.

 

c) Grupi i tretë - bursa për student të regjistruar në programet studimore nga fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe / ose shkencave të mjekësisë si dhe në programet studimore nga fusha e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë

1. Suksesi i arritur nga vitet e mëparshme studimore deri në vitin vijues 2022/2023.

2. Studentët që nuk kanë kaluar së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e mëparshme studimore nuk do të rangohen. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara do të merret kriteri – të kenë dhënë vetëm dy provime më pak se numri i përgjithshëm i provimeve të parapara.

3. Nëse nuk plotësohet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve  nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët që plotësojnë kushtet nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë dhe anasjelltas, nëse nuk plotësohet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve  nga universitetet private dhe institucionet e arsimit të lartë, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë.

4. Studentët që marrin pjesë në Programin për sigurimin e tutorit/kujdestarit të nxënësve nga arsimi fillor marrin 10 pikë shtesë.

5. Nëse paraqitet numër më i madh i kandidatëve me numër të njëjtë të pikëve, përparësi do të kenë kandidatët e regjistruar në vitet më të larta të studimeve.

ç) Grupi i katërt - bursa për student të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm:

1.    Suksesi në të mësuarit, gjegjësisht suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm,

2.    Në bazë të shfrytëzimit të bursës për nxënës të talentuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Aplikimi është vetëm në formë elektronike. Dokumentacioni nuk dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Studentë të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit fletëparaqitjes të plotësuar në formë elektronike ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës: 

http://e-uslugi.mon.gov.mk prej datës 18.11.2022  deri më 05.12.2022.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është:

 

- I kompletuar

 

1. Vërtetim për regjistrimin e semestrit të rregullt dimëror për vitin studimor 2022/2023

2. Certifikatë për provimet e dhëna nga vitet e kaluara;

3. Formular i vërtetuar "CPPDH" (certifikatë për provimet e parapara dhe provimet e dhëna) në formë dhe përmbajtje të shpallur në portalin:

http://e-uslugi.mon.gov.mk  

4. Dokumentacion për gjendjen materiale të kandidatit:

- Për antarët e punësuar të familjes - vërtetime për realizimimin e pagës për tre muajt e fundit (gusht, shtator, tetor) 2022, ose nëse për këto tre muaj nuk është realizuar pagesa e pagës, të dorëzohet vërtetim për pagën fundit të realizuar për këtë vit (për prindërit-kujdestarët, vëlla/motër që janë të punësuar në Institucionet shtetërore dhe publike, të dorëzojë vërtetim për pagën të vërtetuar nga organi  i autorizuar, ndërsa për prindërin/ kujdestarin ,vëlla/motër  që janë të punësuar në kompani private, të dorëzohet vërtetim për pagën si dhe deklaratën e vërtetuar për pranimin  e pagës)

- Për anëtarët pensioner të familjes - dokument për lartësinë e pensionit - çekun;

- Për prindërit e divorcuar - dëshmi të divorcit dhe nëse kandidati pranon alimentacion, të tregohet si e ardhur mujore;

- Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet aktvendimi i fundit ose çeku i fundit;

- Për kandidatët me invaliditet të dorëzohet konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e vështirësisë në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojave specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në përputhje me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik ose psikik dhe

- Për vëllezër/motra të kandidatit, të cilët janë nxënës/student dorëzohet vërtetim nga shkolla, universiteti apo institucion tjetër.

5. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrztëzues i ndonjë burse tjetër

6. Deklaratë të kandidatit se dokumentacioni i dorëzuar është i saktë dhe të dhënat janë identike me të dhënat e shënuara në fletëparaqitjen në formë elektronike ,të publikuar në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk;

7. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër/motra), me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht t’i sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucione të caktuara me të cilët ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim.

8. Kopjen e indeksit (opsional, nëse studenti posedon).

 

Kandidatët të cilët aplikojnë për bursë - grupi i parë dorëzojnë të gjitha dokumentet (nga nr.1 - 8), ndërsa studentët të cilët aplikojnë për bursë - grupi i dytë dhe i tretë dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 5, 6, 7, 8). Kandidatët - grupi katërt dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1,5,6,7,8, si dhe dëftesat e të gjitha viteve nga arsimi i mesëm dhe marrëveshjen për bursë për nxënës të talentuar, të lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Studentët – tutorë, duhet të dorëzojnë dëshmi njoftimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përfshirje në Programin për tutorë.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, sipas Rregullores për formularin – kërkesës për akomodim në konvikte për nxënës dhe formularin -kërkesë për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" No.161/16), do të sigurojë dokumentet në vijim:

- Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin e kaluar (të ardhurat nga veprimtaria e pavarur, të ardhurat nga veprimtaria bujqësore, të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore, të ardhurat kapitale, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërat e tjera shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit - kujdestarët, vëlla/motër të kandidatit veçmas dhe për vetë kandidatin;

-status për anëtarët e familjes së ngushtë të kandidatëve, nga Agjencia e punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-Për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë për të vdekurit, për prindin e vdekur nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë;

- për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

 

IV. KANDIDATËT NUK DO TË RANGOHEN NËSE:

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është:

 

- I kompletuar

 

V. SHPALLJA E REZULTATEVE

Lista e kandidatëve të cilëve do t’iu ndahet bursë do të publikohet deri më  31.01.2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk

 

VI. LARTËSIA E BURSAVE

Lartësia e bursës për grupën e parë - bursa për studentët e kategorisë sociale është 6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Lartësia e bursës për grupën e dytë - bursa për student të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë studimor dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I deri në vitin vijues studimor të regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat e mjekësisë së paku 8.50, kurse për studentët e fakulteteve të shkencave shoqërore dhe të arteve, të kenë arritur notën mesatare së paku 9,00 është 6050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Lartësia  e bursës për grupën e dytë - bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë studimor së paku 9.00 në programet e studimit në informatikë, për studentët të cilët janë të regjistruar në programet studimore - gjuhën maqedonase - letërsinë maqedonase dhe letërsinë e sllavëve të  jugut, student të regjistruar në programet studimore histori e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologji, student të regjistruar në programet studimore - përkthim dhe interpretim nga gjuha  maqedonase në gjuhën  shqipe  dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe  në gjuhën  maqedonase dhe anasjelltas (gjuha joamtare), është 6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor .

Lartësia e bursës për grupën e tretë - Bursa për studentët e regjistruar në programet studimore nga fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të mjekësisë është 6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor; Bursa për studentët e regjistruar në programet studimore - kimi, fizikë dhe matematikë, shkenca bujqësore, veterinare dhe të pylltarisë është 18.000,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

 Lartësia e bursës  për grupën e katërt - bursa për studentët të regjistruar në vitin e I në programin studimor në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, është  6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

 

Studentët do të kenë të drejtë të aplikojnë vetëm në njërën grup të bursave.

Bursa ndahet për studime deridiplomike për aq semestra, siç është paraparë në aktin e përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, pa praktikë të absolventit për studim.

 

Studentët të cilët do të fitojnë të drejtën e bursës do të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta.

 

Dokumentet e nevojshme:

1. Formular i vërtetuar "CPPDH" (Certifikatë për provimet e parapara dhe provimet e dhëna)

2. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër

3. Deklaratë të kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe të dhënat janë identike me të dhënat e shënuara në fletëaplikimin elektronik.

4. Deklaratë për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë

          5. Kopje të llogarisë rrjedhëse të transaksionit

 

Të gjithë shfrytëzuesit e bursave janë të obliguar që brenda 10 ditëve pas shpalljes së listës të nënshkruajnë Marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që do të publikohet së bashku me rezultatet dhe do të jetë e nevojshme të shkarkohet dhe plotësohet në 3 ekzemplarë. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar